Boks

THUMBON JOSHUAN/ Deontay Wilder: Kampion bote me rivalë të lehtë, ka frikë të…

Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka thumbuar sot kampionin tjetër të këtij Divizioni, Anthony Joshua (mban tituj e kategorive WBA, WBO e IBF). Sipas Wilder, rivali britanik përdor shumë marifete me menaxherin e tij Eddie Hearn duke mos lejuar që përballja mes tyre të zhvillohet. Për këtë arsye Wilder ka preferuar të duelojë ndaj Tyson Fury, sfida mes të cilëve u mbyll në barazim dhe sipas amerikanit arritja e marrëveshjes ishte shumë e lehtë.

“Joshua është shpallur kampion bote me rivalë të lehtë, duele të lehta dhe nuk ka patur asnjëherë përballë në ring kampionët e vërtetë të këtij Divizioni, mua apo Fury. Ai shprehet se dëshiron të përballet, por përdor shumë truke në kontratë, pasi synon të fitojë vetëm ai financiarisht dhe e ka kthyer këtë sport në biznes. Por unë jam boksier dhe ajo që di të bëjë më mirë është të dueloj. Unë kam të tjera plane për të ardhmen e jo të merrem me thashethemet e Joshua”, tha Wilder.

Related posts

Florian Marku: Serbi ka për ta parë veten pa ndjenja, do ta mund që në raundin e parë

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ McGREGOR i rikthehet ringut, e pret një BOKSIER I RREZIKSHËM

Isa.Autor

MBYLLET SFIDA PËR 5 SEKONDA/ Shënohet “knock-out” më i shpejtë në historië e UFC (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment