Bundesliga Futboll Sport

ZBULON RECETËN E SUKSESIT/ Kovac: Ja çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen…

Trajneri i Bayern Mynih, Niko Kovac, ka konfirmuar interesin që ai dhe drejtuesit e ekipit bavarez kanë për mesfushorin 18-vjeçar të Chelsea, Callum Hudson-Odoi. Sipas trajnerit kroat, lojtari që aktualisht aktivizohet shumë pak me “blutë” e Londrës, do të ishte i përshtatshëm për Bayern.

Sipas Kovac, objektivi i tij dhe i drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic është që skuadra kampione e Bundesligës të nisë gradualisht rinovimin: “Po, kemi shumë lojtarë të vjetër në moshë që do të largohen në fund të këtij sezoni, por që natyrisht duhet të zëvendësohen. Ata që ikin janë kampionë, ndaj duhet të afrojmë talente që në të ardhmen të bëhen kampionë”, tha Kovac.

“Kjo është detyra ime dhe e Salihamidzic, që të ndërtojmë një ekip me mjaft emra të rinj. Nëse një futbollist është i mirë, nuk ka rëndësi nëse është 18 apo 25 vjeç. Ne kërkojmë talente dhe njëkohësisht që janë gati për të bërë hapin e madh, për të luajtur për një skuadër të madhe si Bayern. Në këtë mënyrë, do të kemi një Bayern kampion edhe në të ardhmen”, u shpreh Niko Kovac.

Related posts

Milani gati të “rrëmbejë” sulmuesin e Romës

Q.Autor

HISTORIA/ Southgate, truri i Anglisë që trajneri i tha ta linte futbollin

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Partizanit firmos në Portugali, prezantohet te ekipi i ri

Delo.autor

Leave a Comment