Futboll Seria A Sport

ATALANTA-MILAN/ Skuadrat në luftë për vendin e katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Milani do t’i shkojë mysafir sonte Atalantas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të të Serisë A, e cila do të fillojë në orën 20:30, në stadiumin Atleti Azzuri d’Italia. Kjo ndeshje do ta vendosë klubin që do të renditet në pozitën e katërt.

Vendasit e kanë një test të madh para vetes, pasi që janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit, prej të cilave gjashtë i kanë fituar. Për më tepër, Atalanta e ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të ligës italiane dhe është vetëm një pikë larg Milanit.

Megjithatë, Milani është në formën më të mirë që nga marsi i vitit 2018, pasi që nuk e ka humbur asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit. Kuqezinjtë e Gennaro Gattusos kanë pësuar disfatë vetëm një herë në 11 ndeshjet e fundit.

Milani është vetëm një pikë para Lazios, që renditet në vendin e pestë. Djemtë nga San Siro e mbajnë rekordin për skuadrën e dytë me mbrojtjen më të mirë këtë sezon, duke i pranuar vetëm nëntë gola dhe së fundi janë përmirësuar edhe  në fazën e sulmit, përmes transferimit të Krzysztof Piatek.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Atalanta: Berisha; Toloi, Palomino, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne; Ilicic, Gomez; Duvan Zapata

Milan: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetà; Suso, Piatek, Calhanoglu

Related posts

ËSHTË JASHTË TURNEUT “LAVER CUP” PËR SHKAK DËMTIMI/ Tenisti Federer: Nadal më ka shpëtuar nga humbja

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi avancon tratativat me Antonio Conten

Isa.Autor

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Kosovë-Spanjë në “Fadil Vokrri”. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment