Futboll La Liga Sport

BARCELONA-VALLADOLID/ “Katalanasit” kërkojnë të rikthehen tek fitojra (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, liderja e La Ligës, Barcelona, ka mbetur vetëm gjashtë pikë para Real Madridit. Pasi që ndeshjet e radhës do të jenë më të vështira, katalonasit do ta kërkojnë fitoren sonte, në orën 20:45, kundër Real Valladolidit.

Ndeshjet kundër Sevillas dhe Real Madridit do të vijnë së shpejti për skuadrën e Ernesto Valverdes, për këtë arsye ai do të tentojë të fitojë sonte në shtëpi, për ta përforcuar pozitën e parë në tabelën e La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalonas nuk arriti të shënojë për herë të parë në këtë sezon të La Ligës, në ndeshjen e fundit, kundër Athletic Bilbaos. Megjithatë, ata i kanë fituar tetë nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Camp Nou këtë sezon dhe të tentojnë që sot ta marrin fitoren e nëntë në shtëpi.

Valladolidi udhëton në Camp Nou për herë të parë pas pesë vjetësh, mirëpo është në dijeni se historia nuk është në favor të tyre. Ata i kanë pranuar të paktën katër gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit në Camp Nou dhe i kanë humbur 80.9 për qind të ndeshjeve të zhvilluara në këtë stadium.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Valladolidi:

Related posts

E ÇUDITSHME/ Aguero luan FIFA dhe zemërohet me… veten, zëvendësimi me Messin bëhet viral (VIDEO)

Delo.autor

Van Gaal: Doja që këtë lojtar ta transferoja te Manchester United

Sadik.Autor

Buffon vendos për të ardhmen! Afër zyrtarizimit me klubin e madh francez 

Sadik.Autor

Leave a Comment