Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ja lajmi i mirë për Allegrin para sfidës me Atleticon

Tetë ditë përpara udhëtimit të Juventus në Madrid për t’u ndeshur me Atletico-n në 1/8-at e Champions League, Leonardo Bonucci është rikthyer në stërvitje. Një lajm shumë i mirë për trajnerin Allegri-n dhe ekipin bardhezi.

Lojtari kishte dy javë që qëndronte larg fushave për shkak të një dëmtimi në kavilje.

Qendërmbrojtësi është zëvendësuar në pushimin e fitores 2-1 të Juve-s ndaj Lazio-s më 27 janar.

Ai pritej të mungonte një muaj, por stafi mjekësor ka dhënë konfirmimin që lojtari të rifillojë stërvitjen me shokët e ekipit.

Ai pritej ta humbte ndeshjen e parë ndaj Atletico Madrid më 20 shkurt, gjithsesi kampionët e Italisë kanë marrë lajme të mira me rikthimin e tij.

Juventus do të ndeshet me Frosinone-n të premten, por Bonucci pritet të mos luajë për të qenë gati ndaj spanjollëve.

Qendërmbrojtësi ka bërë 24 paraqitje në të gjithë kompeticionet këtë sezon, duke shënuar një gol.

Related posts

Mirë se erdhe djalosh/ Nagelsmann shkruan historinë në Champions me REKORDIN e ri

Isa.Autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Guardiola: Ne dëshirojmë ta ndiejmë presionin dhe të…

Delo.autor

ELIMINATORET “EURO 2020″/ “Azzurrët” shënojnë dy gola të shpejtë ndaj Armenisë, ja “perlat” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment