E ardhmja e Frenk Riberi te Bajernin është në udhëkryq, kjo pasi 35-vjeçari është në përfundim të kontratës së tij.
Që nga viti 2007 te bavarezët duke qenë protagonist në të gjithë trofetë e fituar, francezi duket se është larg Bajernit. Nëse do të kishte një rinovim kontrate duhet të kishte ardhur, por ende nuk po vjen, diçka që i shton gjasat edhe më shumë për një largim
Për “Eurosport”, Rumenige ka thënë për Riberin: “Ne patëm vite të shkëlqyera falë tij, kam respekt të madh për Frank, ne duhet të jemi të hapur dhe të sinqertë. Në një moment ne do të bisedojmë me të dhe konsulentin e tij. Së bashku do të marrim një vendim, por ende nuk mund të parashikojë se çfarë do të jetë”.
Këto ishin fjalët e presidentit bavarez që lënë në pritje francezin.