Futboll La Liga

E BUJSHME NË LA LIGA/ Presidenti Barcelonës kërkon zgjerimin e markës në nivel global, ja strategjia…

Një ndeshje e planifikuar në SHBA për Barcelonën bëri bujë të madhe, aq sa të gjitha institucionet e futbollit në Spanjë patën përplasje në argumentimin për ta hedhur poshtë këtë strategji.

Mirëpo, presidenti i Barcelonës, Jospeph Maria Bartomeu mendon se zgjerimi i markës në nivel global duhet të iu japë mundësi atyre që të paktën tre ndeshje t’i luajnë jashtë Europe.

“Për të promovuar markën duhet të luhet tre ndeshje jashtë vendit çdo vit, një në Amerikën e Veriut, një në Lindjen e Mesme dhe një në Azi”, tha Bartomeu.

“Ne duhet të shkojmë atje dhe të afrohemi me tifozët. Çdo verë ne bëjmë turne për t’u afruar më shumë me tifozët. Kjo është një mënyrë për të përcjellë respekt për ta dhe për të luajtur një ndeshje në Miami do të ishte një hapje horizonti për fansat tanë në SHBA”,shtoi presidenti katalanas.

Ndërkohë Joris Evers, kreu i komunikimit i La Liga tha se po punojnë fort për të zhvilluar një ndeshje kampionati larg Spanjës, në mënyrë që marka të shtrihet në nivel global dhe tifozët anë e mbarë botës të kenë mundësi të shohin idhujt e tyre nga afër. Me të gjitha gjasat Barcelonën do e shohim në Miami një ndeshje për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Manchester United shfaq interes për Richarlisonin e Watfordit

Sadik.Autor

TRONDITET BAYERN MUNICH/ Trajneri Flick del hapur dhe tregon largimin e tij: Ia thashë lojtarëve sepse…

Delo.autor

Juventus merr lajmin e keq para duelit kundër Ajaxit në Champions, nuk luan…

Delo.autor

Leave a Comment