Futboll Seria A Sport

HAPET NJË “DRITARE” E RE PËR YLLIN/ Londinezët të fiksuar pas Perisic, ja çfarë kërkon Interi në këmbim…

Ivan Perisic është i fiksuar për të luajtur në Premier League. Duke qenë se në merkaton e janarit nuk u kompletua kalimi i tij te Arsenal, në merkaton e verës do kërkojë një dritare të re, të cilët si duket do ia hapë Tottenham.

Mauricio Pochetino e ka kthyer në prioritet kroatin, të cilin pati mundësi ta shohë nga afër në përballjet e klubeve në Champions League dhe do e kërkojë në verë për ta marrë në Londër. Një pistë që edhe Interit do t’i leverdiste, duke parë vullnetin e 30-vjeçarit për t’u larguar dhe interesin e tyre në dy lojtarë të “Spurs”.

Marotta ka vënë në listën e transferimeve Moussa Sissoko dhe Serge Aurier. Të dy lojtarët pëlqehen nga klubi zikaltër dhe mund të futen në negocim për të bërë të mundur kalimin e Perisic në Anglie dhe marrjen e dy lojtarëve në Milano.

Related posts

E BUJSHME/ ​Neymar, Messi dhe Suarez bashkohen për djalin e Vidalit (VIDEO)

Isa.Autor

“DOJA TË THYEJA STOLIN KU ISHA ULUR”/ Rrëfehet Ardian Ismajli : Ju tregoj ditën më të keqe në karrierën time

Delo.autor

SKANDAL NË EUROPA LEAGUE/ Serbët e Slovan Bratislavës bojkotojnë sfidën me Feronikelin

Delo.autor

Leave a Comment