Futboll Seria A Sport

INTER NXJERR NË SHITJE ICARDIN/ Marotta synon dy yjet e La Ligas, ja emrat

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të shitet në fund të këtij sezoni nga skuadra e Interit. Lojtarit i është hequr shiriti i kapitenit dhe pas mungesës në mesjavë në ndeshjen e Europa League, sulmuesi nuk do të jetë as nesër në ndeshjen që zikaltërit do të luajnë ndaj Sampdoria në kampionat. Drejtori sportiv Beppe Marotta nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo betejë që ka nisur si me sulmuesin argjentinas ashtu dhe me menaxheren e bashkëshorten e tij Wanda Nara.

Icardi ka mjaft admirues, kryesisht në Spanjë, ku është kërkuar disa herë nga skuadra e Real Madrid dhe Marotta është gati ta kënaqë ekipin “los blancos”. Por shefi i merkatos së Interit kërkon në shkëmbim sulmuesin francez Karim Benzema, që do të udhëtonte në kahun e kundërt. Ky nuk do të ishte një shkëmbim “kokë më kokë”, pasi Icardi është më i ri se Benzema dhe në këtë rast në arkën e klubit zikaltër do të hynin edhe parà.

Një tjetër sulmues që shkëlqen në La Liga është Luis Suarez, që mund të zëvendësojë Mauro Icardi tek Interi. Te skuadra “blaugrana” po planifikohet një revolucion në fund të këtij sezoni dhe uruguajani nuk është pjesë e së ardhmes, duke parë se është 32 vjeç. Ndërsa tek Interi do ta kishte të sigurtë një vend si titullar. Ndaj Marotta, ashtu si në rastin e parë, mendon të bëjë një shkëmbim me skuadrën katalanase.

Related posts

INTERESOHEN SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Dortmund gati 42 milion euro për futbollistin “Katalanas”…

Delo.autor

NUK U LARGUA NGA “CAMP NOU”/ Messi vuan në Barcelonë, FOTOT që tregojnë shumë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Juventus nis kontaktet e para për trajnerin e ri në Premier…

Delo.autor

Leave a Comment