Futboll Premier League Sport

ISH-TRAJNERI I LIVERPOOLIT/ Rafael Benitez sulmon: Arbitrat anglezë nuk i kuptojnë rregullat, mund të…

Në pothuajse çdo ndeshje futbolli ka shumë episode të dyshimta, por në fund arbitri është aty për një arsye të thjeshtë: të marrë vendime. Këto mund të pëlqehen ose jo dhe mund të shkaktojnë pakënaqësinë e të dy skuadrave dhe të qindra mijëra tifozëve në një moment të vetëm.

Gjithsesi, është ai që vendos. Në Angli federata ka vendosur të mbrojë arbitrat nga kritikat e trajnerëve dhe lojtarëve me gjoba dhe skualifikime, edhe kur dikush… flet mirë. Por Bentiez nuk ka frikë dhe i ka sulmuar: “Nuk i kuptojnë rregullat”.

Jo, spanjolli nuk është çmendur. Trajneri i Newcastle është i bindur se ka pësuar një padrejtësi në ndeshjen e fundit të kampionatit të barazuar në minutën e fundit nga Wolves. Sipas ish-trajnerit të Liverpool-it, një mbrojtës i ekipit kundërshtar ka shkaktuar faull ndaj portierit të tij. Dhe fakti se arbitri nuk e ka dhënë, edhe pse nuk e ka befasuar, e ka zemëruar. “Punoj prej një kohe të gjatë në Angli dhe nuk jam i befasuar nga mosdhënia e faullit”.

Në fakt, Willy Boly duket se nuk e lejon portierin e bardhezinjve, Dubravka, që të zgjasë duart për të ndalur topin. Pak minuta më pas, kur arbitri Graham Scott ka mbyllur takimin, Benitez është futur në fushë dhe ka shkuar drejt tij për t’i thënë diçka. Mediat angleze kanë folur për një gafë të Dubravka-s, por trajneri spanjoll nuk është i këtij mendimi.

“Arbitrat anglezë nuk i kuptojnë rregullat, mund të thoni atë që doni. Nuk më ka pëlqyer fundi i ndeshjes, portierët duhen mbrojtur!”. Edhe pse kjo shfryrje e tij mund të jetë e kuptueshme, kjo kritikë ndaj klasës së arbitrave që i ka shpikur këto rregulla duken pak të papërshtatshme. Tani, për shkak të rregullave të reja të Footbas Association, Benitez rrezikon skualifikimin.

Related posts

LUFTA/ Tifozët nxjerrin banderolën në derbin Tirana-Partizani: Jemi me Ukrainën (VIDEO)

F.autor

E ZYRTARIZON UEFA/ Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi për shkak të…

F.autor

Ronaldo më pranë Italisë, ja kush është “aleati” i Juventusit për transferimin e portugezit

Isa.Autor

Leave a Comment