Futboll Premier League Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pochettino gjen zëvendësuesin e Harry Kane, tenton sulmuesin e Liverpoolit…

Tottenham mendon për të ardhmen dhe për të përforcuar skuadrën, me shpresën që edhe sezonin tjetër të luajë në Champions League. Sipas “Daily Mirror”, skuadra londineze është ende në kërkim të një sulmuesi, që do të jetë zëvendësuesi i Harry Kane. Dhe trajneri Mauricio Pochettino ka vendosur të sjellë në ekip 30-vjeçarin e Liverpool, Daniel Sturridge.

Këtë sezon, Sturridge ka luajtur vetëm në 13 ndeshje me “Reds”, duke realizuar edhe dy gola. Kontrata e tij me Liverpool skadon në fund të këtij sezoni, ndaj nga 1 korriku ai mund të kalojë me parametrin zero te Tottenham. Duke parë këtë shans të artë, skuadra e Spurs ka nisur që tani kontaktet me lojtarin, për ta bindur të transferohet te Tottenham.

Related posts

Robero Mancini analizon Botërorin e Rusisë dhe tregon të ardhmen e Balotellit

Isa.Autor

HUMBJA E SKËNDËRBEUT/ Aliti: Ja çfarë më ndodhi që humba penalltinë

F.autor

NUK PYESIN PËR MASAT ANTI-COVID/ Shikoni ndeshjen e parë në kohë pandemie me stadiumin e tejmbushur (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment