Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kukësi: Hidi fenomenal. Shkurtaj lëshon një të djathtë potente, por gardiani çon në shtyllë (VIDEO)

Teuta dhe Kukësi hapin me duelin e tyre, javën e 22-të në Kategorinë Superiore. Ky duel, luhet mes vendit të dytë dhe atij të tretë, dhe të dyja ekipet vijnë nga javë të vështira, që nga rifillimi i kampionatit.

Vendasit e Shkëmbit, pas 3 barazimeve nuk duan të llogarisin më një “X” tjetër, dhe futen vetëm për fitore. Nga ana tjetër, humbja e fundit e Kukësit ndaj Tiranës, ka tronditur ambientin verilindor, dhe ndaj durrsakëve pranohet vetëm fitorja.

 

LIVE | Teuta-Kukësi 2-1

GOL:  Prongi 70′, Arapi 72′ / Rexhinaldo 37′

 

KOMENTI LIVE

85’ Goditje potente nga jashtë zone e Shkurtajt, por Hidi me majat e gishtave, e devijon dhe topi përplaset në shtyllë.

 

82’ Largohet nga loja edhe Gerhard Progni, i duartrokitur nga tifozët. Në fushë, Ditmar Bicaj.

80’ Cungu lëviz gjithçka. Del edhe Dzaria, në fushë Arbër Çyrbja.

77’ Kryen edhe një tjetër ndërrim Shkëmbi. Del Traore, në vendin e tij Fabian Beqja.

76’ Karton i verdhë për Ethemin, teksa po dilte nga fusha e lojës, për ndonjë protestë tek arbitri.

76’ Lëviz Cungu. Nxjerr Ethemin, futet Valdet Rama. Del edhe Rroca, i lë vendin Shkurtajt.

72’ GOOOOOL TEUTA 2-1/ Përmbys gjithçka Teutë, brenda dy minutave. Aksion i gjatë nga goditja e dënimit, dhe Arapi ndëshkon Frashërin.

71’ Tjetër karton i verdhë te Kukësi, ndëshkohet Limaj.

70’ GOOOOOL Teuta 1-1/ Barazon shifrat Teuta, me Gerhard Prognin, pas një gjuajte fantastike nga goditja e dënimit.

68’ Goditje dënimi për Teutën, pas një faulli pranë zonës. Karton i verdhë për Cuculin.

66’ Kryen zëvendësimin e parë nga Shkëmbi. Del Kamara, futet Latif.

63’ Rast i artë për Rrocën, i cili brenda zone, godet keq dhe pret Hidi.

62’ Traore niset shpejt, por e lëshon topin shumë para, dhe Shameti e mbyll. Por, futbollisti i Teutës shkel në këmbë mbrojtësin gjirokastrit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

59’ Ndalet loja për pak çaste, pasi Rexhinaldo shtrihet në fushë, dhe del jashtë vijave për të marrë ndihmën e parë. Gjithsesi, rikthehet sërish.

53’ Kamara niset bukur dhe shpejt nga mesi i fushës, por Dzaria e ndal. Karton i verdhë për gjeorgjianin.

48’ Tjetër këndore për Teutën, teksa krosimi i Kamaras devijohet nga Maliqi. Në zhvillimet e saj, topi shkon tek Kallaku në hyrje të 16-shes, por goditja lë shumë për të dëshiruar.

46’ Menjëherë në sulm Teuta. Sidibe kërcënon me një goditje nga brenda zone, por devijohet në goditje këndi.

46′ Nis pjesa e dytë. Ekipet në fushë siç e mbyllën.

Related posts

HEQJA E SHIRITIT TË KAPITENIT/ Ja si tifozët e Interit injorojnë Icardin

Delo.autor

“TËRBOHET RIBERY”/ SULMUESI humbet toruan, GODET ASHPËR me SHUPLAKË…

Isa.Autor

Rivaliteti me Messin/ Del foto e Ronaldos që shkrihet duke qeshur me Argjentinën

Isa.Autor

Leave a Comment