Futboll Sport

“NGA BRENDA INTERI KA LIGËSI PËR ICARDIN”/ Wanda Nara “shtang” të gjithë

Nuk mjaftojnë statistikat negative të Mauro Icardit në 7 ndeshjet e fundit, por vjen edhe reagimi i bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara.

Ajo foli për lidhjen me deklaratën e Spallettit që u kërkoi drejtuesve të zgjidhnin çështjen e rinovimit të sulmuesit.

Kante mendon largimin nga Chelsea, kërkohet nga ky klub i madh europian!
“Spalletti sigurisht që nuk e kishte me mua, sepse unë nuk kam folur kurrë për rinovimin. Kur shoqëria me telefonoi, u takuam për t’u njohur më mirë dhe për të folur për gjëra të tjera. Do të doja që Mauro të mbështetej më shumë nga skuadra, sepse ndonjëherë nga brenda ka ligësi. Interi është prioritet, por unë kurrë nuk kam telefonuar për të kërkuar rinovimin e kontratës”, tha ajo.

Më pas një koment i Wanda Naras për shterpësinë e Icardit.

“Po flasim për asgjë, Mauro gjithmonë ka shënuar. Në Parma Lautaro shënoi edhe për meritë të një lëvizjeje të zgjuar të Icardit, që duhet pranuar është shërbyer pak në këtë periudhë. Ndoshta Spalletti duhet ta aktivizonte më herët Lautaron. Trajneri mund të përfitojë që ata janë miq dhe nuk ndiejnë rivalitet mes tyre.”

Related posts

SERIE A/ Takimi i parë është pozitiv, Sarri pranë rinovimit me Napoli…

Sadik.Autor

“Mbretërit” e Europës/ Surpriza më e madhe vjen nga Anglia këtë sezon

Isa.Autor

MOTO GP/ Koronavirusi gjunjëzon një tjetër pistë, Amerika zyrtarizon tërheqjen

Delo.autor

Leave a Comment