Futboll Seria A Sport

PIKETON PËRFORCIMIN E RADHËS/ “Zonja e Vjetër” tjetër blerje 100 milionëshe tek Napoli, ja objektivi…

Juventusi befasoi të gjithë 3 vite më parë kur bleu nga Napoli sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain për vlerën e 90 milionëve eurove, por ky skenar mund të përsëritet sërish këtë verë. Bardhezinjtë kanë piketuar përforcimin e radhës për mbrojtjen dhe ai është senegalezi Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi 28-vjeçar kërkohet nga skuadrat “big” të Europës, me Manchester United në “pole”, por tashmë në garë kanë hyrë edhe kampionët e Italisë. Juventusi kërkon me çdo kusht një mbrojtës të fortë, duke parë se Chiellini dhe Bonucci janë në fundin e karrierës.

Për këtë arsye, bardhezinjtë janë gati të bëjnë çmendurinë dhe të sjellin në Torino mbrojtësin e Napolit edhe pse për ta realizuar këtë gjë u duhet të paguajnë deri në 150 milionë euro. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka thënë se nuk ulet në bisedime me askënd që nuk ofron këtë shifër.

Juventusi po mendon të përdorë në këtë transferim edhe ndonjë lojtar, për të ulur disi këtë shifër, që do të ishte rekord për një mbrojtës. Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit ka nisur të mendojë që tani për këtë transferim, për t’i dhuruar trajnerit Allegri një mbrojtës të klasit ndërkombëtar.

Related posts

Liverpooli kërkon afrimin e Naby Keita nga Leipzigu që në janar

Q.Autor

Merkato e Realit, Bale ka një kërkesë për Perez

Q.Autor

BOTA E SPORTIT NË ZI/ Bie nga kati i gjashtë, humb jetën futbollisti 23-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment