Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Messi mposht Valladoildin dhe arrin një tjetër rekord

Goli i Lionel Messi-t i ka dhënë fitoren e ngushtë 1-0 Barcelona-s ndaj Valladoilid-it.

Pas dy barazimeve radhazi, katalanasit kthehen te fitorja duke vuajtur ndaj skuadrës që po lufton për të mos rënë nga kategoria.

Pritej që skuadra e Ernesto Valverde-s të fitonte me goleadë, por miqtë ua kanë bërë shumë të vështirë punën.

Duhej penalltia e fituar nga Gerard Pique dhe shndërruar në gol nga Leo Messi në minutën e 43’ për të marrë tre pikët.

Me këtë gol, Messi tashmë ka shënuar 30+ gola në të gjithë kompeticionet për të 11-in vit radhazi në karrierën e tij. Një jashtëtokësor.

Gjithsesi, ai mund të kishte shënuar një dopietë nga pika e bardhë, por humbi një penallti në fund të takimit.

Ndërkohë Pique ka luajtur ndeshjen e 300-të në La Liga, mbrojtësi i tretë në historinë e La Liga-s që arrin këtë shifër. Dy të tjerët janë Carles Puyol dhe Migueli.

Related posts

MOTO GP/ Rrezikoi të kthehej në tragjedi, shikoni aksidentin masiv të motorëve (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Kina i kthehet jetës: mijëra garues në maratonën e parë post-COVID-19 (VIDEO)

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Akuza e Cantona: Në Arabi vetëm për THESIN ME PARA…

Isa.Autor

Leave a Comment