Një sportiste dhe një grua në 360°. Ajo është e para skiatore që zbriti në pistë pasi kishte bërë makiazh. Pas saj nisën ta bënin të gjitha. Në çdo garë vishet ndryshe. E kemi parë të qajë dhe të emocionohet nga dëmtimet dhe fitoret e saj.
E kemi dëgjuar edhe të ulërasë nga dhimbjet pas një rrëzimi në Botërorin e Schladmingut në vitin 2013. E kemi parë të plagosur dhe të buzëqeshur pas operacioneve të shumta.
E kemi parë dhe në rolin e modeles e shpeshherë edhe duke ecur mbi tapetin e kuq. Madje edhe ne revistat e gossipit.
Flirtet e saj nuk numërohen: që nga martesa e përfunduar me ish-skiatorin Thomas Vonn, nga i cili ka trashëguar mbiemrin, te historia e dashurisë me Tiger Woods, te lidhja, kurrë e pranuar, me Lewis Hamilton e së fundmi të fejesa me lojtarin e hokejit, PK Subban.