Futboll Premier League Sport

SHKARKUAN MOURINHON PAS DËSHTIMIT/ Por “Djajtë e Kuq” bazojnë merkaton tek dëshirat e portugezit, ja emrat

Hoze Murinjo nuk arriti ta përfundonte siç mund ta kishte imagjinuar aventurën në krye të Mançester Junajtid. Tekniku portugez u shkarkua për rezultatet e dobëta, ndërkohë që si pasardhës i tij u emërua Ole Gunar Solskajer. Megjithatë, pavarësisht startit të mirë, Solskjaer në fund nuk arriti ta kualifikonte skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë, tashmë djajtë e Kuq janë të fokusuar në merkato për të rikthyer edhe një herë ekipin mes pretendentëve në kampionat dhe pjesëmarrës në Europë. Por, strategjia e klubi duket të ketë ndryshuar teksa Junajtid nuk është i fokusuar vetëm te lojtarët me emër dhe famë, por edhe te talentet të cilët mund t’i sjellin freskinë në ‘Old trafford’.

Mirëpo, emrat e pikasur janë të zgjedhur pikërisht nga ish-trajneri Murinjo.  Kështu bëhet fjalë për dy objektiva të klubit si Rajs dhe Isa Diop, të 2 futbollistë të Uest Hemit, të cilësuar si lojtarë me të ardhme. Ndërkohë, në listë është dhe një tjetër kërkesë e Murinjos si mbrojtësi i Leisterit, Herri Mekguajër. Mesa duket në Mançester kanë vendosur të ndjekin këshillat e portugezit, pavarësisht se e shkarkuan.

Related posts

Igli Tare i revoltuar me tifozët: Le të rrinë në shtëpi më mirë

Sadik.Autor

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Futbollisti zikaltër enutziast: Dëshirojmë të përballemi me Realin ose…

Delo.autor

Icardi me statistika më të mira se Ronaldo e Higuain

Sadik.Autor

Leave a Comment