Futboll Sport

“RONALDO MË I MIRI NË HISTORI”/ Flet Legjenda e futbollit Paulo Futre: “Topin e Artë” në të ardhmen e fiton…

Legjendë e futbollit portugez, Paulo Futre thotë se talenti Joao Felix në të ardhmen do të fitojë “Topin e Artë”.

Në një intervistë për “Corriere della Sera” në prag të sfidës së Champions League mes Atletico Madrid dhe Juventus, Futre nuk kursen elozhet për Cristiano Ronaldon i cili sipas tij është më i miri i historisë.

Topi i Artë – Joao Felix? Është 20 vjeç dhe ajo që ka bërë në shtatë muaj me Benfica-n ka treguar se është një kampion. Mund të jetë lojtari më i mirë i Portugalisë, kur CR7 të tërhiqet. Sipas mendimit tim, Joao mund të fitojë Topin e Artë, por do të ishte një çmenduri të thuhej tani se mund të fitojë 5 si Cristiano dhe do të ishte një mungesë respekti për një fenomen 34-vjeçar”, ka thënë Futre.

CR7 – “Katër golat që ka shënuar kundër Lituanisë? Për të mund të jetë një gjë normale, mjafton të mendosh për tre golat e shënuar pikërisht kundër Atletico-s në mars, kur bëhej fjalë për jetë a vdekje. Unë mendoj se as Usain Bolt nuk do të arrinte të bënte sot 90 metra sprint në 10 sekonda. Dhe është e sigurt se nuk e ka bërë asnjë në historinë e futbollit”.

Atletico – Juventus – “Atletico Madrid? Simeone ka ndryshuar filozofinë e ekipit, që tani luan një futboll më sulmues dhe zotëron më  shumë topin. Gjithsesi, sa herë që ndryshon ka rreziqe, siç është parë në humbjen e pësuar të shtunën kundër Real Sociedad. Juventus? Sarri më pëlqen shumë. Napoli i tij, me tre sulmuesit e vegjël përpara, ka lënë shenjë në futbollin e viteve të fundit. Por është e qartë se Juventus ka lojtarë me karakteristika të ndryshme dhe do të duhet kohë”.

Related posts

TREMB KAMPIONËT E ANGLISË/ Sulmuesi Salah: E ardhmja? Askush nuk e di…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Bodo kthehet makth për Romën, Solbakken spektakolar në Olimpico. Tifozeria vërshellen (VIDEO)

Delo.autor

LITUANI-SHQIPËRI/ Rasti ideal, e pabesueshme çfarë humbet Seferi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment