Juventusi i Maurizio Sarrit synon sonte ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A me një fitore kundër Lazios, që radhitet në pozitën e tretë.
Lazio do ta presë sonte në orën 20:45 kampionin në fuqi të Serisë A, Juventusin, në stadiumin Olimpico, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të sezonit 2019/20 të Premierligës.
Juventusi synon që në këtë ndeshje ta arrijë edhe fitoren e katërt radhazi kundër Lazios, përderisa Lazio s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 20 ndeshjet e fundit kundër Juventusit.
E përderisa Lazio i ka fituar katër ndeshjet e veta të fundit në të gjitha garat, Juventusi s’di për humbje që 20 ndeshje.
LIVE/ Lazio – Juventus 3-1
MINUTA 74/ Lazio kalon në avantazh me golin e shënuar nga Sergej Milinkovic-Savic.
MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA
MINUTA 25/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.
MINUTA 1/ Nis sfida
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave:
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Dybala, Ronaldo