Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet derbi Manchester City-Manchester United. Rezultati 1-2

Fitorja e mesjavës kundër Tottenhamit ia ka shtuar Manchester Unitedit besimin se mund ta mposhtë edhe rivalin e qytetit, Manchester City, në ndeshjen e sotme.

Manchester City do ta presë rivalin e qytetit Manchester Unitedin sot në orën 18:30 në stadiumin “Etihad”, për ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të e Premierligës.

Të martën, Manchester City i Pep Guardiolës u kthye në formë të mirë me fitoren me rezultat 4:1 kundër Burnleyt. Gabriel Jesus me dy gola, Rodri dhe Riyad Mahrez ishin golashënuesit për kampionin në fuqi të Anglisë në atë ndeshje në Turf Moor.

Në Old Trafford, të mërkurën Marcus Rashford i shënoi dy golat që iu nevojitën Manchester Unitedit për ta mposhtur Tottenhamin e Jose Mourinhos. Fitorja me rezultat 2:1 e ka larguar paksa presionin mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Para derbit të sotshëm, Manchester City radhitet i treti në tabelën e Premierligës, tri pikë prapa Leicesterit në vend të dyte dhe 11 pikë prapa liderit Liverpoolit. Manchester Unitedi është në pozitën e gjashtë.

LIVE/ Manchester City – Manchester United 1-2

 

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 29/ Manchester United dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Anthony Martial.

MINUTA 23/ Manchester Unitedd kalon në avantazh me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

MINUTA 1/ Starton derbi

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester City:

Manchester United:

Related posts

“KEMI NJË SFIDË TË VËSHTIRË PËRPARA”/ Trajneri Conte driblon të ardhmen: Do të flas vetëm kur të arrihet objektivi

Delo.autor

GIROUD SFIDON “MALLKIMIN E NUMRIT 9″/ Aventura kuqezi nis pas 10 ditësh

Delo.autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Nuk kursehen në merkato, Goditja e dyfishtë e gjigantëve të Europës…

Delo.autor

Leave a Comment