Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Fiorentina-Inter. Rezultati 1-1

Do të startojë në orën 20:45, sfida mes Fiorentinës dhe Interit, e vlefshme për javën e 16-të të Serisë A. Zikaltërit e Antonio Kontes, do të kërkojnë të rikthen te fitorja pas barazimit ndaj Romës në shtëpi, për të rimarrë kryesimin. Pas triumfit të Juves në mesditë ndaj Udinezes, Interi e sheh veten në vendin e dytë me 1 pikë më pak se bardhezinjtë, teksa i duhet një triumf në përballjen e sotme për t’u ngjitur sërish në krye.

Në krahun tjetër, Fiorentina e Montelës, është duke kaluar një moment tepër të vështirë në kampionat, ku ka regjistruar 4 humbje radhazi në 4 sfidat e fundit. Një tjetër rezultat negativ në përballjen e sotme, do ta zhyste skuadrën vjollcë në zonën e ftohtë.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare ku nuk mungojnë surprizat. Konte ka preferuar një ndryshim nga ndeshjet e fundit, duke ulur në stol Godinin, teksa vendin e tij e ka zënë Bastoni.

Nga ana tjetër Montela do ta nisë sfidën me Kiezën dhe Boatengun në sulm, të cilët do të jenë një rrezik i madh për mbrojtjen e Interit.

 

LIVE/ Fiorentina – Inter 1-1

 

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 9/ Inter kalon në avantazh me golin e shënuar nga Iglesias Borja Valero.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

Dua Lipa premton shfaqje të paharrueshme në finale të Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

HISTORI DASHURIE NË BOTËRONIN PËR FEMRA/ Dy futbolliste kapen duke u puthur në fushë, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

HABIT Ish-futbollisiti i Realit: Kam7 fëmijë me 4 gra të ndryshme, por tani jam…

Delo.autor

Leave a Comment