Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Flamurtari. Rezultati 3-0

Laçi dhe Flamurtari luajnë mes tyre sfidën e vlefshme për javën e 14-të në Superiore.

Në stadiumin e qytetit të Kurbinit, vendasit e drejtuar nga Armando Cungu kanë një rikthim të rëndësishëm në mbrojtje si Fangaj nga ndeshja e fundit, ndërkohë që edhe Gjoni e nis titullar në mbrojtje. Sulmi me Tekon e Xhixhën në shërbim të Nuabuezes.

Nga ana tjetër, trajneri i vlonjatëve Luan Birçe nuk ka në dispozicion Xhevahir Sukajn, e në sulm gjendet Vatnikaj në Majë, me Ribajn e Hoxhajn nga pas. Laçi vjen pas një ecurie mjaft të mirë, e cila u ndal ndeshjen e fundit pas humbjes me Partizanin, dhe kërkon menjëherë rikthimin te fitoret. Ndërkohë, Flamurtari gjendet në krizë pikësh në vendin e fundit, dhe do të kërkojë pikë në këtë transfertë të vështirë.

 

LIVE | Laçi-Flamurtari 3-0

GOL: Shehu 48′, Nuabueze pen. 58′ / 

 

KOMENTI LIVE

64’ Ndërrimi i parë te miqtë. Rrapaj largohet nga fusha, futet Shaqir Haruni.

58′ GOOOOOOL LAÇI 2-0/ Nga pika e bardhë niset Nuabueze, dhe bomberi shënon golin e 13-të këtë sezon.

57’ Moçka bën faull ndaj Lushkjes brenda zone, dhe kryesori Kuka sinjalizon për penallti. Karton i verdhë për gardianin vlonjat.

56’ Ndërhyrje e gabuar e Fangajt ndaj Hoxhajt, goditje dënimi për Flamurtarin pranë portës.

55’ Teko futet në fundoren e djathtë rrezikshëm, dhe kërkon të shërbejë Nuabuezen, por e mbyllin miqtë.

51’ Provojnë sërish vendasit. Xhixha tenton portën, në pozicion ndal Moçka.

48’ GOOOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet rezultati në Laç. Pas një goditje këndi, topi i goditur me kokë nga Gjoni mbetet në traversë, ndërkohë në tentativën e dytë është Shehu që e shtyn në fundin e rrjetës. Ka protesta nga vlonjatët, dhe arbitri nuk fal duke ndëshkuar me kartonin e verdhë Gocajn e Ribajn.

46’ Nis pjesa e dytë në Kurbin. Ekipet në fushë si e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Flamurtari 0-0

45′ 3 minuta shtesë.

44’ Provon me një kthesë Nuabueze nga brenda zone, pa shënjestër goditja e sulmuesit.

43’ Hoxhaj nga e majta kroson në zonë për Ribajn, ky i fundit gjuan me kokë por jashtë kuadratit.

35’ Kërcënon edhe Flamurtari. Pas një krosimi nga e djathta, topi goditet me kokë dhe vetëm traversa e ndal.

32’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Nebihu për faull ndaj Lushkjes.

29’ Hoxhaj godet me të djathtën, por shumë e lehtë për Stazhillën.

25’ Teko kroson nga goditja e këndit, por spastrojnë vlonjatët.

20’ Hoxhaj kroson nga e majta, por portieri i kurbinasve del dhe kontrollon gjithçka i sigurt.

16’ Nebihu shkakton faull ndaj Lushkjes me taka, kryesori e fal dhe e paralajmëron për minutat e tjera të sfidës.

14’ Drithërima te porta e Moçkës. Lushkja lëshon një të djathtë nga hyrja e zonës, sfera devijohet, por gjithsesi vlonjati e ndal.

8’ Rrapaj kroson nga një goditje dënimi, topi kalon gjithë vijën e mbrojtjes dhe nuk devijohet nga askush. Rivënie fundore për Stazhillën.

6’ Del bukur në të djathtë Laçi, Xhixha nis Fangajn, por mbrojtja vlonjate e mbyll në momentin që po bëhej gati të godiste.

5’ Mbron mirë topin në të djathtë Nuabueze, dhe fiton një faull në një zonë të rrezikshme për vendasit.

2’ Veprim mjaft i bukur i Nuabuezes në fundoren e majtë, pason për Deliun, por zgjatja e Moçkës ia heq mundësinë për të shënuar. Pëson një dëmtim edhe gardiani i vlonjatëve, që merr ndihmën e mjekëve.

1’ Krosim nga e djathta prej Ribajt, por shumë i lehtë topi dhe kontrollon Stazhilla.

1′ Nis takimi.

FORMACIONET

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Deliaj, Rrapaj, K.Nebihu, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe.

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Alfred Shkreta, Arbër Zalla, Juxhin Xhaja.

Related posts

“Budallëk, mënyra se si luajti”, Allardyce shpërthen ndaj trajnerit të Arsenalit

Isa.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ E pabesueshme, Zhunior humbet rast me portën bosh ndaj Baselit (VIDEO)

Delo.autor

HABIT/ Kandidati për t’u bërë president i Barcelonës me premtim të madh: Dua rikthimin e Guardiolës

Delo.autor

Leave a Comment