Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tirana-Bylis. Rezultati 2-1

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi”, sfida mes Tiranës dhe Bylisit, e cila do të përmbyllë edhe javën e 18-të të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e drejtuar nga Egbo vijnë në këtë ndeshje me moralin e lartë, teksa në tre ndeshjet e fundit të kampionatit kanë grumbulluar po kaq fitore. Gjithashtu edhe ballshiotët kanë treguar paraqitje shumë të mira këtë sezon, teksa ndodhen në vendin e dytë.

Bylisi kërkon të përfitojë nga ndalesa e Kukësit ditën e sotme, dhe fitorja do ta çonte ekipin e Dovedan në vendin e parë me 33 pikë. Tirana gjithashtu kërkon fitoren, pasi kjo do i çonte në vendin e dytë, dhe do të ishin aty në luftë për titullin kampion, i cili është edhe objektivi I kryeqytetasve.

LIVE: TIRANA-BYLIS 2-1

Kale 19′, Ngo 90+6 / Hidi 65′ (p)

KOMENTI LIVE:

90+6 GOOOOOL TIRANA 2-1/ Dramë në “Selman Stërmasi”, Ngo i jep 3 pikë të arta bardhebluve! Sulmuesi shënon pas një rrëmuje brenda zonës, protestojnë ashpër futbollistët ballshiot. 

90+4′ Goxha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës. Futbollisti humbet ndeshjen e radhës ndaj Teutës.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Ismajlgeci kroson nga e majta për Majkëll Ngo, i cili gjuan me kokë, por jashtë kuadratit.

87′ Tirana e gjitha në sulm në kërkim të golit, mbrohet mirë skuadra ballshiote që nuk lejon hapësira.

84′ Zëvendësim i tretë te Bylis, largohet Bajramaj, në fushë Ujka.

79′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Kale, vendin e tij e merr Ernest Muçi.

74′ Bylisi me 10 lojtarë, mesfushori Mëllugja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Torasës.

71′ Çelhaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

70′ Tjetër mundësi për Tiranën me Torasën, gjuajtja e futbollistit argjentinas është ndalur nga portieri Hidi.

66′ Fantastik Ntepe, i cili mban në lojë Bylisin, duke i hequr topin Ngosë shumë pranë vijës fatale.

65′ GOOOL BYLISI 1-1/ Vendoset barspesha në “Selman Stërmasi”, Isli Hidi, tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

64′ Penallti për Bylisin, pas prekjes së topi me dorë nga Doka. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

62′ Shans i artë për Tiranën, shtylla i mohon golin mesfushorit Kobina.

60′ Aksion fantastik i Bylisit. Goxhaj kombinon bukur me Guindon, ky i fundit lëviz bukur brenda zonës, gjuan, por ndalet nga Lika. Vendimtare ndërhyrja e gardianit bardheblu.

54′ Inkursion fantasti i Goxhës nga e djathta, provon të gjuaj drejt portës, por ndalet nga Albi Doka.

50′ Zëvendësim i dytë te Bylisi, largohet nga fusha e lojës Ndreca, vendin e tij e zë Majkëll Peçi.

46′ Starton pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në radhët e dy ekipeve.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Aktivizohet 1 minutë shtesë!

44′ Goditje dënimi për Bylisin, Murataj gabon në harkimin e topit. Largojnë bardheblutë.

41’ Sulme dhe kundërsulme nga të dy skuadrat në një ndeshje shumë të hapur.

36′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Andi Hadroj, vendin e tij e zë Ditmar Bicaj.

35′ Kale depërton bukur nga e djathta, provon të shërbejë në qendër për Ngo, por topi devijohet në këndore.

33′ Kobina ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrje të gabuar ndaj Bajramajt.

31′ Goditje dënimi nga e djathta për Bylisin, kroson Murataj, futbollistët ballshiot pretendojnë për 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji.

29′ Donald Mëllugja është i ndëshkuari i parë i sfidës.

22′ Tjetër mundësi për Tiranën, me Kobina, por futbollisti nuk koordinohet siç duhet brenda zonës.

19′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Fantastik braziliani Kale, i cili pas një kombinimi me Torasës, i ka dalë topi me fat dhe me një gjuajtje të kalibruar e dërgon  në cepin e portës së Hidi. 

15′ Tirana më konkrete në këto minuta të para. Bardheblutë kërkojnë të avancojnë në zonën e Bylisit, por mungojnë sulmuet e rrezikshme në portën e Hidit.

8′ Kërcënon Bylisi me Guindon, topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.

5′ Mundësi e mirë kundërsulmi për Tiranën me Ngo, por sulmuesi nuk tregohet i saktë në pasim, duke sfumuar një rast ideal.

1′ Starton sfida, bardheblutë menjëherë në sulm, në kërkim të golit.

Related posts

LIVE/ Manchester City-Tottenham, Sterling zhbllokon sfidën

Delo.autor

BARCELONA “FËRKON” DUART/ Pret milionat nga shitja e fantazistit brazilian

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kane nderon Mourinhon, Tottenham merr vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment