Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Vllaznia. Rezultati 3-1

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, që do të mbyllë siparin e javës së 22-të të Kategorisë Superiore. Një përballje tepër delikate, që pritet të dhurojë emocione të mëdha.

Durrsakët vijnë në këtë përballje pas barazimit në shtëpi ndaj Luftëtarit, ndërkohë që Vllaznia, u mposht në shtëpi nga Tirana, javën e shkuar. Për sa i përket formacioneve, të dy trajnerët kanë zbardhur titullarët që kanë hedhur në fushë, ku nuk mungojnë surprizat. Në portë te shkodranët është preferuar Tedi Laço dhe jo Alen Sherri.

 

LIVE| TEUTA-VLLAZNIA 3-1

Hoxha 24′, Todorovski 44′, Vila 46′  / Gurishta 16′ 

KOMENTI LIVE: 

46′ GOOOOL TEUTA 3-1/ Durrsakët shënojnë vetëm 22 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, me anë të Lorenco Vilës, i cili godet saktë me kokë pas harkimit nga e djathta. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë. 

44′ GOOOOL TEUTA 2-1/ Durrsakët përmbysin rezultatin me një gola një distancë e konsiderueshme e Todorovskit, pas gafës së portierit Tedi Laço. Shpërthen festa në “Niko Dovana”. 

40′ Bie ndjeshëm tempi i lojës, skuadrat më së shumti qarkullojnë topin në mesfushë.

34′ Loja e dyluftuar në mesfushë, skuadrat nuk arrijnë të shfaqin rrezikshmëri në portat respektive.

29′ Edhe njëherë tjetër kërcënuese skuadra shkodrane me Hygor, gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

24′ GOOOOOL TEUTA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Niko Dovana”. Rustem Hoxha shënon nga shumë pranë vijës fatale pas asistit me kokë të Lorenco Vilës. 

20′ Provon të kundërpërgjigjet Teuta me Kallakun, i cili harkon një top të rrezikshëm për Gomis, por grushton portieri Laço, më pas Malota largon rrezikun në këndore.

16′ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, shkodranët kalojnë në avantazh! Pas një gjuajtje spektakolare nga goditja e dënimit nga ana e Gilman Likës, Frashëri bëri një ndërhyrje mjaft të bukur, por topi mbeti në zonë, aty ku Gurishta e shtyu drejt rrjetës.

11′ Provon të kundërpërgjgijet Teuta, me një goditje të Kallakut nga e majta, por topi grushtohet nga portieri Laço.

6′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Teutës, me protagonist sërish brazilianin Silvio Zhunior, i cili provoi me një gjuajte diagonal nga e djathta, por edhe këtë herë, topi shkoi ngjitur me shtyllën.

2′ Pranë golit Vllaznia me sulmuesin Zhunior, i cili provon me një gjuajtje nga brenda zonës, topi shkon ngjitur me traversën e portierit Frashëri.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

SFIDON PARAARDHËSIN KAMPION/ Guardiola: Ai do të marrë atë që meriton, sepse…

Delo.autor

“VESI VDES ME TRUPIN”/ HAJDUTI vjedh fanellën e vendosur në nder të pronarit të vdekur të Leicester (VIDEO)

Isa.Autor

FLET ISH MBORJTËSI I LONDINEZËVE/ Giroud duhet të shënojë, Hazard nuk mundet vetëm

Isa.Autor

Leave a Comment