Futboll Sport

PAS 32 DITËSH NË BURGUN E PARAGUAJIT/ Lirohet Ronaldinho me të vëllain, paguan garancinë prej…

Ronaldinho bashkë me vëllain e tij, Roberto de Assis kanë lënë qelinë në Paraguaj për të qëndruar në arrest shtëpie në një hotel në Asusacion.

Derisa të zhvillohet gjyqi ish- ylli i futbollit dhe i vëllai do të qëndrojnë në hotel teksa akuzohet për falsifikim dokumentash dhe hyrje të paligjshme në Paraguaj.

Atij i ishte hequr pasaporta në Brazil pasi kishte një vaskë peshkimi pa dokumenta dhe nuk paguante taksa për të. Në Paraguaj kishte hyrë me një pasaporë false bashkë me të vëllain dhe u arrestua në një hotel pasi ishte ftuar nga një pronar kazinoje.

Tashmë pasi kaloi 1 muaj në burg Ronaldinho vendosi të lërë garanci 1.6 milionë euro që të dalë nga burgu me vëllain. Ish- kampioni i botës dhe topit të artë e kaloi muajin në burg duke luajtur futboll me të burgosurit madje edhe 40- vjetori i lindjes e kapi në qeli.

(BalkanWeb)

Related posts

KEIDI BARA NGACMON UZUNIN/ Humor mes “kuqezinjve” për fushën e Përmetit që bëri xhiron e botës (FOTO)

Delo.autor

RRËFIMI TRONDITËS: Më përjashtuan nga Argjentina, prej Messit (njihuni me anën e errët të “pleshtit”)

Isa.Autor

ZBULON DËSHIRËN E MADHE/ Prezantuesja shqiptare: E kam ëndërr të kaloj një natë me Ronaldon (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment