Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Manchester City-Lyon. Rezultati 1-3

Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin e Sportingut të Lisbonës, çerekfinalja e fundit e Ligës së Kampioënve, mes Mançester Sitit dhe Lionit, nga ku do të përcaktohet skuadra që do të përballet me Bajernin në raundin gjysmëfinal.

“Qytetarët” e  Pep Guardiolës, vijnë si favoritë në këtë përballje, ndersa në krahun tjetër, francezët e Rudi Garsias, do të tentojnë mrekullinë për një kualifikim të mundshëm, si ndaj Juventusit, ku dërguan në shtëpi, kampionët e Italisë.

Siti vjen në këtë përballje me moralin lartë, pasi eliminoi Realin e Madridit, në një përballje spektakolare për anglezët, të cilët kanë si objektiv këtë sezon, fitimin e trofeut prestigjioz. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

 

LIVE/ Manchester City – Lyon 1-3

 

MINUTA 87/ Lyon dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Moussa Dembele.

MINUTA 79/ Lyon kalon në avantazh me golin e shënuar nga Moussa Dembele.

MINUTA 69/ Manchester City barazon shifrat me golin e shënuar nga Kevin De Bruyne.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 24/ Lyon kalon në avantazh me golin e shënuar nga Maxwel Cornet.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

U DOGJ SHANSI/ Ja sa para humbën Kukësi, Laçi dhe Teuta nga eliminimi në Europa League

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Vidal: Ky makth nuk dihet kur do të mbarojë

Delo.autor

JUVENTUSI MERR FRYMË/ Avokati i CR7: Akuzat për përdhunim, me dokumente të…

Isa.Autor

Leave a Comment