Po luhet ndeshja Real Madrid kundër Betisit. Ekipi madrilen kërkon fitoren e parë në kampionat pas barazimit kundër Sociedadit në javën e parë të kampionatit.
Trajneri Zinedine Zidane ka publikuar formacionin e tij dhe interesant është fakti që Martin Odegaard luan sërish nga minuta e parë. Lojtari konsolidon pozitat e tij të titullarit, duke lënë Iscon në stol.
Luka Jovic do të luajë nga minuta e parë në sulm së bashku me Karim Benzenamë. Mbrojtja nuk ndryshon, ndërsa në mesfushë Casemiro, Kroos dhe Valverde e nisin si titullarë. Luka Modric do të jetë në stol.
LIVE/ Betis – Real Madrid 2-2
MINUTA 48/ Real Madrid kalon në avantazh me autogol nga Emerson.
Nis pjesa e dytë
***
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA 37/ Betis kalon në avantazh me golin e shënuar nga William Carvalho.
MINTUA 35/ Betis barazon shifrat me golin e shënuar nga Aissa Mandi.
MINUTA 14/ Real Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Valverde.
MINUTA 1/ Starton ndeshja