Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Fiorentina. Rezultati 4-3

Po luhet ndeshja mes Inter dhe Fiorentinës. Zikaltrit duan ta nisin mbarë edicionin e tyre të ri në Serie A, pavarësisht se përballë kanë një ekip të fortë si Fiorentina. Trajneri Antonio Conte ka publikuar formacionin titullar dhe ka surpriza.

Numri një i stolit ka preferuar të aktivizojë nga minuta e parë vetëm Perisic dhe Kolarovin nga afrimet e verës. Eriksen luan si titullar, ndërsa Lautaro dhe Lukaku në majë të sulmit. Bastoni sërish besohet përpara Milan Skriniar.

Çudia e madhe? Hakimi e nis në stol, ashtu si Vidal dhe Nainggolan. Numri një i stolit nuk hedh në fushë afrimin e tij më të rëndësishëm, marokenin Hakim. Zgjedhje të guximshme nga ana e tij.

 

LIVE/ Inter – Fiorentina 4-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 63/ Fiorentina kalon në avantazh me golin e shënuar Federico Chiesa.

MINUTA 57/ Fiorentina barazon shifrat me golin e shënuar nga Gaetano Castrovilli.

MINUTA 52/ Inter kalon në avantazh me autogol nga Federico Ceccherini.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45+2/ Inter barazon shifrat me golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

MINUTA 4/ Fiorentina kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristian Kouame.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

E BUJSHME/ Lojtari i Skocisë shkruan historinë e kombit, që prej vitit 1952…

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Liverpool rikthehet në Premier League

F.autor

MIDIS EMOCIONEVE DHE LUMTURISË/ Kapiteni i Liverpool përqafon babain që fitoi betejën me kancerin, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment