Futboll Sport

“NA DUHEN 5 LOJTARË PËR T’U RIKTHYER NË SUPERIORE”/ Futbollisti i Flamurtarit: Kategoria e Parë me një grup, më interesante

Me pesë afrime dhe grupin aktual, Flamurtari do të rikthehet në Superiore. I këtij mendimi është mesfushori Shaqir Haruni, titullar i Flamurtarit sezonin e fundit në 29 ndeshje dhe që pritet të jetë një pikë e fortë e skuadrës së trajnerit Resuli sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari thotë se ndihet mirë për faktin që te kuqezinjtë ka shumë vlonjatë, por kërkon afrime për realizimin e objektivit. Haruni mendon se skema me një grup në Kategorinë e Parë do të ishte më e bukur.
download
Haruni, Flamurtari me vlonjatë sezonin e ardhshëm, si ndiheni? 
Ndihem shumë mirë. Është bukur kur pjesa më e madhe e ekipit është me vlonjatë dhe futbollistë të akademisë. Them se me vullnetin dhe talentin që kemi, do të bëjmë më të mirën për Flamurtarin. Duke parë stërvitjen, mendoj se lojtarët e rinj janë përshtatur me grupin.

Edhe sa përforcime i duhen këtij Flamurtari për kthimin në Superiore?
Mendoj se duhen minimalisht edhe 5 afrime për të konsoliduar repartet. Klubi dhe drejtuesit janë duke punuar për këtë gjë dhe shumë shpejt besoj se do na bashkohen lojtarët, me të cilët po bisedohet dhe do të jemi të kompletuar në nisje të kampionatit.

Sa i mundur është rikthimi i shpejtë i Flamurtarit në Superiore, sipas jush?
Do të jetë një garë e fortë, por mendoj se me rikthimin e Ribajt dhe Moçkës, dy lojtarëve me kualitet dhe shumë përvojë, si dhe me ndonjë afrim tjetër, do të rikthemi shumë shpejt aty ku na takon. Ne të gjithë si grup do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.

Sa e vështirë do të jetë Kategoria e Parë për ju lojtarët e rinj?
Do të jetë shumë e vështirë, pa dyshim. Jo vetëm se luhet një futboll më agresiv, por edhe sepse ka shumë skuadra që janë forcuar gjatë merkatos së verës dhe kanë pretendime serioze në kampionat.

Sipas jush, kampionati i kësaj kategorie është më mirë të luhet me një apo dy grupe?
Për mendimin tim, është më mirë të jetë me një grup. Nëse ndodh kështu, kampionati do të jetë më i bukur dhe më interesant.

Related posts

Shkarkohet Kovac? Presidenti i Bajernit me këtë deklaratë frikëson të gjithë

Isa.Autor

LARGIMI NGA VALENCIA/ ZAZA objektivi i parë i gjigandëve italian për sulmin

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi mposht “Ujqërit e Dëborës” në duelin e parë gjysmëfinal

Delo.autor

Leave a Comment