Fitore për të vendosur “në akull” kualifikimin. Ky është qëllimi i Juventusit i cili, pasi ka mundur Ferencvaros në Hungari lehtësisht, e pret atë sonte në Stadium për të mbyllur fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve sa më shpejt të jetë e mundur, natyrisht duke vendosur më pas me Barcelona se cili ekip do të dilte i pari.
Andrea Pirlo ka zgjedhjet e detyrueshme në mbrojtje: debutimi sezonal i Alex Sandro nga 1′, në qendër është Danilo me De Ligt. Szczesny kthehet në portë. Në mesfushë, McKennie i preferuar, Bernardeschi në të majtë dhe Kulusevski në stol.
Periudhë pushimi për Morata: në sulm, me Cristiano Ronaldon, është Dybala. Serhij Rebrov ndryshon pesë elementë krahasuar me formacionin në Budapest në fillim të nëntorit. Në sulm është Boli me Uzuni dhe Nguen.
LIVE/ Juventus – Ferencvaros 2-1
Mbyllet ndeshja
MINUTA 90+2/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alvaro Morata.
Nis pjesa e dytë
***
Mbyllet pjesa e parë
MINUTA 35/ Juventus barazon shifrat me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.
MINUTA 19/ Ferencvaros kalon në avantazh me golin e shënuar nga Myrto Uzuni.
MINUTA 1/ Starton ndeshja