Ndeshjet Live Sport

LIVE/ FA Cup: Mbyllet ndeshja Manchester United-Liverpool. Rezultati 3-2

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të përballen sot në derbin më të madh anglez, në kërkim të një vendi në rrethin e pestë të FA Cup, me Xherdan Shaqirin që takimin e nis nga banka rezervë. Dueli i rrethit të katërt mes Unitedit dhe Liverpoolit do të zhvillohet në Old Trafford duke filluar në orën 18:00.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me West Ham United në rrethin e pestë.

United dhe Liverpool takohen për herë të dytë brenda një kohe shumë të shkurtër, pas ndeshjes pa gola në Anfield në Premierligë fundjavën e kaluar. Trajneri i të kuqve Jurgen Klopp është detyruar të luajë me mesfushorin Fabinho në qendër të mbrojtës, në mungesë të dyshes Virgil van Dijk dhe Joe Gomez.

Ndërkohë, në sulm në vend të Sadio Manes luan Jones. Minamino dhe Shaqiri janë në stol po ashtu. Trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer nuk përballet me mungesa të theksuara pasi i ka të gjithë futbollistët kryesorë në dispozicion.

 

LIVE/ Manchester United – Liverpool 3-2

 

Mbyllet ndeshja

MINTUA 78/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Bruno Fernandes.

MINUTA 58/ Liverpool barazon shifrat me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

MINUTA 48/ Manchester United kalon në avantazh me golin e shënuar nga Marcus Rashford.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINTUA 26/ Manchester United barazon shifrat me golin e shënuar nga Mason Greenwood.

MINUTA 18/ Liverpool kalon në avantazh me golin e shënuar nga Mohamed Salah.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

TË VEÇANTAT E SFIDËS TIRANA-SKËNDERBEU/ Dhuratë për Vangjelin, Sadriun e largojnë nga penalltia

Delo.autor

ÇFARË SAKRIFICE/ Djaloshi HYNË në fushë dhe i DREJTOHET Ronaldos, shikoni veprimin e CR7 (FOTO)

Isa.Autor

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT PËR HESHTJEN E “PLESHTIT”/ Pse Messi nuk ia uroi 60-vjetorin e lindjes Maradonës?

Delo.autor

Leave a Comment