Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superkupa e Italisë: Mbyllet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 2-0

Juventus dhe Napoli do të përballen për herë të parë në këtë sezon në kuadër të Superkupës së Italisë në orën 21:00. Bardhezinjtë dhe të kaltrit duan të sigurojnë trofeun e parë sezonal. Kampionët e Italisë vijnë pas humbjes së papritur me Interin në fundjavë, ndërsa në kampin napolitan është kthyer buzëqeshja pas shpartallimit 6-0 të Fiorentinës.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” Andrea Pirlo duhet të llogarisë plot 5 mungesa për finalen në stadiumin “Mapei”. Ylli i ekipit Dibala, së bashku me mbrojtësit Demiral, Sandro, Frabota dhe De Ligt nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë skuadrën sot në fushë. Megjithatë,  pas lajmeve të këqija në ditët e fundit, është shëruar nga ‘COVID’-i mbrojtësi i djathtë Huan Kuadrado, i cili do të luajë nga minuta e parë në fushë.

Në kampin napolitan, tekniku Gatuzo vuan mungesat e Fabian Ruiz, Viktor Osimhenit dhe Kevin Makultit. Kujtojmë që ai arriti të fitonte Kupën e Italisë vjet në finale kundër Juventusit.

 

LIVE/ Juventus – Napoli 2-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+6/ Juventus dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Alvaro Morata.

MINUTA 64/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“TIRANA DO TA KETË TË VËSHTIRË PËRBALLË KASTRIOTIT”/ Trajneri Shehi: VAR-i? Zvogëlon gabimet, por…

Delo.autor

Nga Juvja, Milani, Interi e deri te Roma, shtohen pretendentët për Martial

Sadik.Autor

ITALY-FINLAND/ “Azurrët” kalojnë në avantazh, shënon Barella

Delo.autor

Leave a Comment