Futboll Seria A Sport

EUROPA LEAGUE/ Milan kualifikohet me vuajtje në çerekfinale falë Kessie dhe portierit Donnarumma

Milan është kualifikuar në 1/8-at e Europa League falë barazimit 1-1 të marrë mbrëmjen e sotme në San Siro kundër Crvena Zvezda-s në ndeshjen e kthimit të 1/16-at.

Kuqezinjtë kanë kaluar në raundin pasardhës falë golave të shënuar në transfertë (2-2 në ndeshjen e parë), dhe penalltisë së Kessie që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 9-të.

Reagimi i Crvena Zvezda-s ka sjellë golin e barazimit të Ben në të 24-ën. Një mrekulli e Donnarumma-s ka vulosur kualifikimin e Djallit.

Milan ka fituar 18 penallti në këtë sezon, të paktën 3 më shumë se çdo skuadër tjetër e pesë kampionateve kryesore të Europës në sezonin aktual në të gjitha kompeticionit.

Related posts

GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenistët Djokovic dhe Roger Federer e nisin me fitore

Delo.autor

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Përcaktohet kalendari për sezonin e ri 2019-2020

Delo.autor

VUAN NGA SËMUNDJA VDEKJEPRURËSE/ Reagon Maradona: Është e tmerrshme, nuk po…

Delo.autor

Leave a Comment