Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E 20/ Kategoria Superiore rikthehet të mërkurën, ja axhenda…

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish në mesjavë, ku janë planifikuar të zhvillohen ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore.

Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet shtetërore në luftën për të parandaluar përhapjen e COVID-19, FSHF ka vendosur të ndryshojë sërish oraret e ndeshjeve.

Kështu, të mërkurën 4 duelet e para do të luhen prej orës 13:00, teksa supersfida mes Kukësit dhe Partizanit do të jetë ajo që do të mbyllë siparin e javës së 20-të. Një sfidë delikate që pritet të jetë tepër e luftuar, është dhe ajo mes Tiranës dhe Teutës e planifikuar për t’u luajtur në orën 13:00.

Kategoria Superiore – Java 20
E mërkurë, më 17 shkurt 2021

Ora 13:00 | Tirana-Teuta
Ora 13:00 | Laçi-Kastrioti
Ora 13:00 | Apolonia-Bylisi
Ora 13:00 | Skënderbeu-Vllaznia
Ora 16:00 | Kukësi-Partizani

Related posts

VLLAZNIA-LAÇI/ Vetëm një mungesë tek “Shkodranët”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Goli historik në “San Siro”, Atalanta thyen mallkimin (VIDEO)

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për AKT TERRORIST: I gjithë shteti mobilizohet për Izraelin

Isa.Autor

Leave a Comment