Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Teuta-Skënderbeu. Rezultati 0-2

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut, e  vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të kaluar në finalen e Kupës, pasi dëshira e të gjithëve është fitimi i trofeut në fund.

Skënderbeu dhe Teuta do të luajnë mes tyre pesë herë këtë sezon, teksa krahas katër fazave të vlefshme për kampionatin, kanë të shtuar edhe një sfidë për gjysmëfinalen e Kupës. Korçarët kanë marrë një pikë në fazën e parë në Durrës ndërsa në dy sfidat tjera janë mundur.

Pa dyshim që ndeshja e sotme ka rëndësi për të dyja skuadrat për të shpëtuar sezonin, por pa diskutim ky kompeticion nuk është primar për Skënderbeun, që prioritet ka sigurimin e mbijetesës në Superiore. Kalimi në finale do të sillte qetësi për ekipet fituese, pasi do t’i mbante me shpresë deri në fund që mund të fitojnë një trofe dhe për të siguruar biletën europiane dhe nga Kupa, përveç kampionatit. Durrsakët janë mbajtësit e trofeut në fuqi dhe shorti duket se i favorizon për të shkuar në finale.

 

LIVE/ Teuta – Skënderbeu 0-2

Meksi 2′, Berisha 44′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

90+3′ Largohet nga fusha e lojës Mensah dhe i lë vendin Tunit.

Akordohen 5 minuta shtesë!

88’ Zëvendësimi i dytë te Skënderbeu, Memelli largon nga fusha e lojës Uerdi Marën dhe në vendin e tij inkuadrohet Denis Dovuna.

85’ Tjetër mundësi e mirë për Teutën, këtë herë është Dejvi Bregu i cili lëshon një gjuajte të fortë nga jashtë zone, por Rexhepi është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.

74’ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Kosta Vangjeli dhe në vendin e tij futet Zhan Viktor.

67’ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha e lojës Krasniqi për t’i lënë vendin Devid Kapllanit.

61’ Momente tensioni në Durrës, ku Renato Arapi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Kosta Vangjelit. Mbrojtësi i Teutës nuk është dakord me kartonin e verdhë dhe shpërthen ndaj arbitrit duke kërkuar llogari. I shpëton kartonit të dytë.

59’ Zëvendësim i dyfishte te Teuta! Largohen nga fusha e lojës Lorenco Vila me Rustem Hoxhën, për t’i lënë vendin Sebino Plakut dhe Ildi Grudës.

53’ Çfarë rasti për Teutën! Krasniqi merr një top të shkëlqyer në zonë, gjuan bukur por Rexhepi me një ndërhyrje të bukur i mohon golin.

48’ Pranë golit Teuta, me Lorenco Vilën që merr një top në zonë dhe i vetëm me portierin gjuan jashtë.

Mbyllet pjesa e parë

44’ GOOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Fantastik Elvi Berisha i cili shkëputet bukur dhe dyfishon shifrat, por bën diçka të pabesueshme. Fieraku shkon të festojë me shokët dhe  heq fanellë, por e kishte një karton të verdhë dhe ndëshkohet me të kuq.

42′ Mundësi e mirë për Teutën me Bregun që kroson rrezikshëm nga e djathta, gjuan Arapi, por Rexhepi bën mrekullinë.

38’ Tjetër mundësi për Teutën, me Bregun i cili lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon jashtë.

35’ Kroson Todorovski nga e djathta, topi devijohet nga Vitija dhe shkon drejt portës, por Rexhepi është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.

30’ Rrezikon shumë Aleksi, i cili e ka një karton të verdhë dhe ndal në mënyrë të parregullt Vangjelin, por Jorgji e fal, duke ndëshkuar Zguron për protesta.

23’ Goditje dënimi për Teutën në afërsi të zonës së rreptësisë! Provon Bregu me një gjuajtje të bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit Rexhepi.

22’ Mundësi e mirë shënimi për Skënderbeun, me Mensah, i cili shfaqet i vetëm me portierin, por për shkak të shqetësimit të Todorovskit nga pas, gjuan topin jashtë.

20’ Rrezikon Teuta me Asion Dajën, i cili pas një pasimi të marrë nga Bregu, lëshon një gjuajte të fortë, por topi shkon mbi portë.

16’ Krosim i rrezikshëm nga Bregu nga krahu i djathtë, topi kalon të gjithë pasqyrën e portës, por asnjë nga lojtarët e Teutës nuk e arrin dot për ta dërguar në rrjetë.

14’ Rexhepi i thotë “jo” Emiljano Vilës, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por portieri i Skënderbeut është i vëmendshëm dhe ndal gjithçka.

10’ Pretendojnë për penallti te Teuta! Pas një topi të dhënë nga Krasniqi në zonë, provon Emiljano Vila, me topin që ndalet te Vitija dhe në këtë moment durrsakët pretendojnë për prekje me dorë. Jorgji vazhdon lojën.

6’ Ndërhyrje e ashpër e Asion Dajës në mesfushë ndaj Uerdi Marës. Jorgji nuk e fal, duke e ndëshkuar me të verdhë.

2’ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Kalon në avantazh skuadra e Memellit, me Meksin që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në krahun tjetër të portierit.

1’ Penallti për Skënderbeun, pas një dueli mes Hoxhës dhe Mensah, me arbitrin Jorgji, i cili akordon menjëherë penallti për korçarët. Ndëshkohet me karton të verdhë mbrojtësi i Teutës.

Starton sfida!

Related posts

ZYRTARE/ Vllaznia bind talentet e akademisë, ja kush është lojtari i radhës që ka firmosur

Delo.autor

E TRISHTË/ Legjenda Ballack diagnostikohet me kancer

Delo.autor

“AI ËSHTË ME MUA”/ Bashkëshortja e Schumacher bën rrëfimin e rrallë: Kurrë nuk fajësova Zotin për atë që ndodhi

Delo.autor

Leave a Comment