Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Chelsea-Real Madrid. Rezultati 2-0

Do të startojë në orën 21:00 në “Stamford Bridge”, akti i dytë i gjysmëfinales së Champions-it, mes Çelsit dhe Realit të Madridit. Gjithçka mbetet e hapur, për sa i përket kualifikimit pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, teksa të 2 ekipet do t’i luajnë të gjitha shanset, për të siguruar një biletë në finalen e Stambollit, aty ku i pret Mançester Siti i Pep Guardiolës, që eliminoi mbrëmjen e djeshme PSG-në.

Nëse Zinedin Zidan do të fitojë mbrëmjen e sotme kundër Çelsit, atëherë do të barazojë Fergusonin dhe Ançelotin për gjysmëfinale të fituara në karrierë. Tomas Tuhel ka humbur vetëm 4 nga 18 ndeshjet e luajtura në shtëpi në Ligën e Kampionëve. Bilanci i dueleve të tjera është 12 fitore dhe 2 barazime. Të dy teknikët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.

 

LIVE/ Chelsea – Real Madrid 1-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 85/ Chelsea dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Mason Mount.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 28/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga Timo Werner.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

PREMIO PËR 8 KLUBE DHE SUPERKUPA/ Ja propozimet Ligës Profesioniste për sezonin e ri

Delo.autor

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Donnarumma tregon DËSHIRËN e momentit për MILANIN

Isa.Autor

JUVENTUSI I FRIKSHËM/ Dybala kalon në epërsi bardhezinjtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment