Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Uells. Rezultati 1-0

Italia e Roberto Mançinit kërkon të certifikojë përfundimisht vendin e parë në Grupin A pas dy fitoreve 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës.  Të kaltërit do të masin ndaj Uellsit, në orën 18:00, në ndeshjen e fundit të grupit që do të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Edhe pse të kualifikuar, italianët do të futen në fushë, për të marrë maksimumin nga kjo përballje, pasi një disfarë ndaj uellsinëve, do të poziciononte kombëtaren e Mançinit në vendin e dytë në Grupin A, teksa do të ndikonte drejpërdrejtë edhe në moralin e ekipit.

Ndryshe nga 2 sfidat e para, trajneri i të kaltërve, ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në përballjen e sotme, duke hedhur nga minuta e parë, Toloin, Bastonin, Pesinën, Emerson, Verratin, Kiezën, Bernardeskin dhe Belotin. Pra, plot 8 ndryshime tek italianët. Donaruma, Bonuçi, Zhorzhinjo janë 3 titullarët e vetëm nga 2 ndeshjet e para. Ndërkohë ndryshe nga Italia, trajneri i Uellsit, nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime.

 

LIVE/ Itali – Uells 1-0

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90+2′ Portieri Uard sërish protagonist. Gardiani uellsian me zgjatjen e tij i mohon golin e dytë Italisë.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim i pestë te Italia, largohet nga fusha Donaruma, vendin e tij e merr Sirigu.

87′ Italia kryen zëvendësimin e tretë, largohet nga fusha e lojës Pesina, vendin e tij e merr Kastrovili.

86′ Tre zëvendësimi në radhët e Uellsit, Bejl, Uilliams dhe Alën largohen nga fusha , për t’i lënë vendin Bruks, Dejvis dhe Levit.

83′ Provon edhe Frederiko Kieza, por tentativa e tij nga krahu i djathtë devijohet në goditje nga këndi.

76′ Mundësi ideale për Uellsin, Gareth Bejl provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

75′ Mançini kryen dy zëvendësime të tjera, largohen Zhorzhinjo dhe Bernardeski, në vendin e tij Kristante dhe Raspadori.

74′ Uellsi kryen zëvendësimin e dytë, në vemd të Xhejms futet Uilson.

68′ Italia e gjitha në sulm në kërkim të golit të dytë. Mbrohen me të gjitha forcat uellsianët.

64′ Portieri Uard shpëton Uellsin nga pësimi i golit të dytë. Gardiani ka ndalur me gjurin e djathtë gjuajtjen e Belotit brenda zonës, pas asisit të Kiezës.

62′ Presing i vazhdueshëm i Italisë, që kërkon golin e sigurisë.

60′ Zëvendësim te Uellsi, largohet nga loja Morrell, vendin e tij e merr Mur.

55′ Uellsi me 10 lojtarë, Ampadu ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Bernardeskit.

54′ Ndizet sfida, Ramsej shpërdon një shans të artë i vetëm brenda zonës. Mesfushori as nuk ka gjuajtur as nuk ka shërbyer.

52′ Shtylla i mohon një eurogol nga goditja e dënimit Frederiko Bernardeskit. I pafat futbollisti i Juventusit.

50′ Uellsi provon ta nisë në sulm këtë pjesë të dytë, por nuk lejon hapësira në mbrojtje kombëtarja italiane.

46′ Starton pjesa e dytë! Italia kryen menjëherë zëvendësim, largohet nga fusha Bonuçin, vendin e tij e merr Açerbi. Shiriti i kapitenit i kalon Verratit.

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ Pranë golit të dytë Italia me anë të Pesinës, ishte përsëri Verrati që shërbeu, por mesfushori nuk arriti të devijonte drejt mportës.

39′ GOOOOOL ITALIA 1-0/ Të kaltërit kalojnë në avantazh me anë të Pesinës. Pas një skeme të eksekutuar në mënyrë perfekte nga Verrati, mesfushori i Atalantës, devijon bukur, duke e dërguar topin në cepin e portës. 

36′ Verrati jep një pasim “alla Pirlo” për Belotin, por sulmuesi italian, nuk arrin të kontrollojë dot topin që ka shkuar në duart e portierit.

34′ Xhejms bën një ndërhyrje të ashpër ndaj Verratit, gjyqtari rumun e fal duke mos i dhënë karton të verdhë.

29′ Ampadu bën heroin, devijon mbi vijën fatale, topin e goditur nga Kieza. Me fat uellsianët në këto minuta.

27′ Pranë golit Uellsi me anë të Gunter, tentativa e tij me kokë pas një harkimi nga këndi, shkoi mbi traversë.

24′ Tjetër shans i artë i shpërdoruar nga Beloti, i cili pas asistit të Bernardeskit provoi me një gjuajtje diagonale, por tentativa e kapitenit të Torinos shkoi jashtë kuadratit.

21′ Uellsi provon të avancojë përpara, me yllin Gareth Bejl. Britanikët kombinojnë bukur në zonën italiane, por mbyll mjaft bukur Zhorzhinjo.

15′ Provon edhe Emerson Palmeris, me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por tentativa e tij ishte qëndore dhe shkoi drejt e në duart e portierit Uard.

14′ Dominim i të kaltërve në këto minuta, që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit.

12′ Pranë golit Italia me Belotin, i cili nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, pas asistit fantastik të Bastonit me të majtën.

3′ Italianët e nisin sfidën në sulm, teksa britaniët e Uellsit, preferojnë të qëndrojnë në mbrojtje në këto minuta të para.

1′ Ka nisur sfida në “Olimpico”. Atmosferë festive në shkallët e stadiumit. Italianët shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Related posts

TALENTI PREMTUES/ SEVILLA prezanton sulmuesin e MILANIT: Unë e konsideroj veten një…

Isa.Autor

CHELSEA-ARSENAL/ Fiton penallti ndaj “Topçinjve”, ja çfarë bën Hazard në finale (VIDEO)

Delo.autor

NUK NDALET TERMINATORI MESSI/ Barcelona fiton derbin dhe shkon 13 pikë larg ndjekësve

Delo.autor

Leave a Comment