Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Zvicër-Turqi. Rezultati 3-1

Paralelisht me sfidën Itali-Uells, në stadiumin “Olympic” të Baku do të luhet përballja mes Zvicrës dhe Turqisë, e vlefshme për Grupin A të Euro 2020.

Helvetikët e trajnerit Petkoviç do të tentojnë gjithçka për gjithçka, për të shpresuar te kualifikimi si skuadra e tretë më e mirë. Zvicerianët mund të shpresojnë gjithashtu te një fitore me rezultat të thellë të Italisë ndaj Uellsit, për t’i rrëmbyer vendin e dytë britanikëve, me pikë të barabarta.

Ndërkohë Turqia vjen në këtë përballje me moralin e ulët, për shkak të dy rezultateve zhgënjyese në 2 ndeshjet e para. 0 gola të shënuar dhe plot 5 të pësuar. Turqit e Gynesh, janë pozicionuar në vendin e fundit me 0 pikë.

 

LIVE/ Zvicër – Turqi 3-1

Seferoviç 6′, Shaqiri 26′ 68’/ Kahvexhi 61′

90+2′ Zvicra kryen zëvendësimin e fundit teksa largon Vidmerin për Mbabunë.

90′ Arbitri i katër akordon 3 minuta shtesë!

86′ Turqia largon Hakan Çalhanollunë për Tokëz.

85′ Zvicra kryen dy zëvendësime, largohen Embolo dhe Zuber përf t’i bërë vend Admir Mehmedit dhe Benitos.

80′ Turqia kryen dy zëvendësimet e rradhës, largohen autori i golit Kahvexhi dhe Xhengiz Ynder për t’i bërë vend Kokxhu dhe Karaman.

77′ Granit Xhaka i pafat godet shtyllën në goditjen e dënimit për ta mbyllur përfundimisht këtë sfidë.

76′ Zvicra kryen dy zëvendësime largohet heroi i takimit Xherdan Shaqiri dhe Seferoviç për t’i bërë vend Benitos dhe Vargasit.

68′ GOOOOOOOL ZVICRA 3-1! Xherdan Shaqiri përsëri realizon një supergol teksa me anë të një kundërsulmi të shpejtë Shaqiri realizon golin e tretë për Zvicrën dhe të dytin personal.

64′ Turqia kryen dy zëvendësime, largohen Ajhan dhe Tufan dhe në vendin e tyre do të jenë Jokoslu dhe Jazixhi.

61′ GOOOOOOL TURQIA 2-1! Shkurtojnë diferencën turqit ku me anë të Kahvexhi kanë realizuar me një gol të mrekullueshëm nga jashtë zone!

57′ Xherdan Shaqiri humbet përsëri rast, ku pas një ecje të shpejtë nga Embolo dhe ky i fundit e shërben mjaft bukur dhe Shaqiri e dërgon topin lart tranversës.

52′ Sërish Zvicra rrezikshëm, ku me anë të një zbritje të shpejtë Embolo provon portën, por portieri turk Çakir ishte në pozicion duke e pritur atë top dhe duke e dërguar në goditje këndi.

48′ Zvicra pranë golit të tretë, ku Zuber godet lehtë dhe topi përfundon në duart e portierit Çakir.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë!

43′ Përsëri i rrezikshëm Myldyr ku kësaj rradhe i driblon të gjithë dhe sërish bllokohet nga portieri Zomer duke e grushtuar atë top.

33′ Myldyr provon përsëri, kësaj here nga jashtë zone dhe topi grushtohet sërish nga portieri Zomer.

28′ Shaqiri ka humbur shansin e artë për të mbyllur sfidën. Pas një kundërsulm i Shaqiri ka goditur dhe topi përfundoi jashtë.

26′ GOOOOOOOL ZVICRA 2-0! Kombëtarja helvete dyfishon shifrat me anë të një supergoli të Xherdan Shaqirit i cili provon në hyrje të zonës dhe topi përfundon në trekëndësh!

22′ Kombëtarja turke provon sërish për të gjetur golin e barazimit, Tufan godet nga jashtë zone, por topi përfundon sipër tranversës.

16′ Reagojnë turqit me anë të Myldyr i cili provon brenda zone duke goditur, por portieri Zomer u tregua i saktë duke e grushtuar atë top.

6′ GOOOOOOOOL ZVICRA 1-0! Seferoviç me një goditje të mrekullueshme realizon për kombëtaren helvete.

1′ Starton sfida!

Related posts

E KRYER/ Milan kthen “kolosin” Bakayoko! Orë vendimtare për talentin e Real Madrid

Delo.autor

TRANSFERIMI I BONUCCIT/ RONALDO gjen një “MUR BBC” të ri tek JUVENTUSI

Isa.Autor

NUK GJEN HAPËSIRË TEK LIVERPOOL/ Ja destinacionet e mundshme të mesfushorit Adam Lallana

Delo.autor

Leave a Comment