Futboll Sport

NDESHJA NDAJ FINLANDËS/ Trajneri i Danimarkës: Nuk ka justifikime për këtë ndeshje, duhet që të…

Një Europian që luhet në 11 qtete korrespondon edhe me kombëtare që do t’i luajnë ndeshjet në shtëpi.

I tillë është rasti në ndeshjen e parë të Grupit B, ku Danimarka do të presë Finlandën me start nga ora 18:00. Nën gjykimin e anglezit Entoni Tejlor, në “Parken Stadium” të Kopenhagenit danezët do të shpresojnë që nën regjinë e Kristian Eriksenit, të mund t’ia dalin mbanë në sfidën e parë të “Euro 2020”.

DANIMARKA – Fantazisti i Interit rigjen habitatin e tij të lumturisë, teksa me Danimarkën vendoset në rolin e trekuartistit, aty ku është më pranë portës dhe mund të shpalosë të gjithë talentin e tij. Për trajnerin Hjulmand, vetëm humbja nuk merret në konsideratë për këtë sfidë.

“Nuk ka justifikime për këtë ndeshje. Nuk mund të humbasim e të themi se nuk ia dolëm dot se nuk ishim përgatitur si duhet. Duhet të japim gjithçka në fushë për t’ia dalë mbanë. E duam më shumë sesa kundërshtari fitoren në këtë ndeshje dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të dalë triumfatorë”, tha trajneri i Danimarkës.

Related posts

NDARJA NGA JETA E PAOLO ROSI/ Presidenti Duka telegram ngushëllimi: Ai ishte një burim frymëzimi për shumë shqiptarë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ FIFA i heq pezullimin në merkato Luftëtarit

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Flamurtari, Sukaj i magjishëm. Shmang Cuculin dhe shtang Frashërin

Delo.autor

Leave a Comment