Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-17/ “Kuqezinjtë” e Bulkut zbresin në fushë, caktohen datat për dy miqësore me Kosovën

Shqipëria U17 do të zhvillojë dy teste miqësore në shtator me Kosovën, teksa trajnerët e dy skuadrave do të kenë mundësinë e seleksionimit të lojtarëve në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian të 17-vjeçarëve që do të zhvillohen në muaj tetor dhe nëntor të këtij viti.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku do të ndeshet në 22 shtator dhe 24 shtator me 17 vjeçarët e Kosovës në një ndeshje miqësore. Shqipëria ndodhet në grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ku pikërisht me këta të fundit ka dhe ndeshjen e parë eliminatore.

Në fillim të gushtit, trajneri Bulku do të grumbullojë 19 lojtarë nga kampionati i të rinjve në Shqipëri për tu dhënë mundësi të testohen dhe të fitojnë një vend në radhët e Kombëtares së 17-vjeçarëve.

Related posts

ARRITI SUKSESIN NË SUPERKUPË/ Shaqiri shprehet për Kombëtaren e Kosovës: Jam krenar që… (VIDEO)

Delo.autor

22-VJEÇARI DREJT LARGIMIT NGA “LOS BLANCOS”/ Zidane nuk e do në skuadër, 4 klube pas mbrojtësit të Real Madrid

Delo.autor

FANTASTIK MUÇOLLI/ Talenti i Shpresave tund rrjetën në Superligën daneze (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment