Futboll Seria A Sport

INTER-ATALANTA/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Dzeko-Martinez në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi synon të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat por sot nuk do të ketë përballë një kundërshtar dosido. Ekipi milanez do të luajë kundër Atalantës, e cila në këtë edicion ka ambicie që të vazhdojë të luftojë me ekipet e kreut të renditjes për të siguruar edhe një herë tjetër një vend në Ligën e Kampioneve.

Trajneri Inzagi ka zgjedhur që në ndeshjen e sotme të ketë dyshen Xheko-Lautaro Martinez në sulm, ndërsa nga krahët luajnë Darmian e Perishiç.

Ndërsa në radhët e Atalantës, bie në sy mungesa mes titullarëve e Berat Gjimshitit, para të cilit është preferuar sot turku Demiral në qendër të prapavijës.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skrinjar, De Vraj, Bastoni; Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanollu, Perishiç; Dzheko, Lautaro.
Trajner: S. Inzagi

ATALANTA (3-4-2-1): Muso; Toloi, Palomino, Demiral; Zapakosta, Frojler, De Run, Gosens; Malinovski, Pesina; Zapata.
Trajner: Xh. Gasperin

Related posts

THEO HERNANDEZ SHKËLQEN ME FRANCËN/ Deschamps thur elozhe: Për cilësitë që ka mund ta kisha…

Delo.autor

SHPËRDOROI SHANSIN E JETËS ME BAYERN/ Sot punon për të paguar kurat e vajzës

Delo.autor

Conte drejt largimit, Barcelona mund ta sjellë Enriquen në stolin e Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment