Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Moggi parashikon rezultatin e super sfidës: Ky është rezultati më i mundshëm

“Në pamje të parë duket si një përballje mes një ekipi të dobët (Juventus) dhe një të madh (Milan), edhe pse janë dy ekipe të barabarta”.

Këto kanë qenë fjalët e ish-drejtuesi të bardhezinjve, Luciano Moggi, nga radhët e Libero në lidhje me ndeshjen e madhe që do të luhet mbrëmjen e sotme në Torino.

“Juventus është mbrapa për shkak të gabimeve të përsëritura të Szczesny me Udinese dhe Napoli dhe duhet përshtatet me kthimin e Allegri-t”, ka shkruar Moggi.

“Fitorja në Champions kundër Malmo mund t’i ketë dhënë moral ekipit dhe dita më shumë pushim mes kupës dhe kampionatit do ta ndihmojë, ndryshe nga Milan që ka shpenzuar shumë energji për të shmangur humbjen kundër Liverpool të mërkurën”.

Më pas, ish-drejtuesi ka parashikuar rezultatin final të super sfidës: “Barazimi më duket rezultati më i mundshëm”.

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Vllaznia pranë firmës së kontratës me mesfushorin maqedonas…

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare: Juventus – Napoli, kjo është befasia e madhe

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Vettel: Mercedes mbetet favorit, dua të shkruaj historinë me Aston Martin

Delo.autor

Leave a Comment