Ndeshjet Live Sport

LIVE/ “El Clasico”: Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 1-2

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në xhiron e 10-të të La Ligas për edicionin 2021/22. Kjo është ndeshja e parë e El Clasicos këtë edicion, me Barcelonën që është nikoqire në Camp Nou.

Katalunasit pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 15 pikë, teksa Los Blancos kanë dy pikë më shumë. Dy skuadrat sa herë përballen mes vete dhurojnë spektakël si në fushë ashtu edhe tifozët në tribuna.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes tyre, Real Madridi ka marrë tri fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar baras dhe fitorja e Barcelonës është në vitin 2019.

Tanimë dy trajnerët, Ronald Koeman i vendasve dhe Carlo Ancelotti i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.

 

LIVE/ Barcelona – Real Madrid  1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+7/ Barcelona ngushton shifrat me golin e shënuar nga Sergio Aguero.

MINUTA 90+4/ Real Madrid dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Lucas Vazquez.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 32/ Real Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Alaba.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

Kualifikimi në finalen e Rusi 2018, fotoreporteri feston me kroatët (FOTO

Sadik.Autor

Më shumë se 1 vit jashtë fushave, nisma e veçantë e tifozëve të Paris SG për Ben Arfa

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Dele Alli mahnit “Old Trafford” me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment