Bundesliga Futboll Sport

A do të qëndrojë Boateng te Bayern? Mbrojtësi zbulon të ardhmen…

Jerome Boateng nuk e mohon më. Ai po e mendon seriozisht largimin nga Bayern Munchen dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. 29-vjeçari është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2021, por ky mund të jetë sezoni i fundit që mban veshur këtë fanellë.

Pas Hamburg dhe Manchester City, Bayern ishte ndalesa më e rëndësishme për mbrojtësin e Gjermanisë dhe pasi ka fituar gjithçka aty, tani mendon të nisë një aventrë të re. Sigurisht e pranon që ndihet mirë në “Allianz Arena” dhe nuk do të kërkojë me ngulm largimin, por nuk përjashton asnjë mundësi dhe mbetet i hapur për oferta.

“Gjithmonë është interesante të luash jashtë Gjermanisë dhe mundsitë nuk janë të shumta. Gjithkush duhet të vendosë vetë nëse dëshiron ta provojë një eksperiencë të tillë. Tani jam në një moshë të ndryshme nga sa isha kur luaja te Manchester City dhe po e mendoj sërish”, tha gjermani për “Sky”. “Sigurisht është shumë e vështirë të largohesh nga Bayern, por ky nuk do të ishte një vendim kundër skuadrës. Në Mynih jam ndjerë shumë mirë për vite me radhë”.

Por edhe nëse Boateng mendon largimin, Bayern është këshilluar nga legjenda Lothar Matthaus që të mos e bëjë gabimin dhe ta lërë të ikë. Ai e konsideron lojtarin tepër të rëndësishëm por gjithashtu i kujton atij se ka pak vende që mund të ofrojnë projekte serioze sa Bayern.

Ish-kapiteni i Gjermanisë tha: “Bayern do të humbiste qendrueshmërinë në mbrojtje nëse Jerome largohet. Ai është një prej më të mirëve në botë dhe këtë e ka treguar shumë herë, jo vetëm te Bayern, por edhe te Kombëtarja. Do të duhej diçka shumë e madhe për ta tërhequr”.

Related posts

“VENDIMI I MADH”/ Messi nën presion për të ardhmen. Mediat godasin PSG: Kafaz i artë

F.autor

COVID-19 “GROPOS” UEFA-N/ Shkurton premiot Champions edhe Europa League për 5 vitet e ardhshme

Delo.autor

SFIDA NDAJ LITUANISË PËR “QATAR 2022″/ Mancini: Immobile? Duket se është kthyer koha e Balotellit…

Delo.autor

Leave a Comment