Futboll

Barcelona fiton me spektakël ndaj Gironës, shkëlqen dyshja Messi-Suarez

Lionel Messi dhe Luis Suarez kanë shkëlqyer duke dhënë spektakël në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Gironës të shtunën në mbrëmje.
Barça e priti Gironën në “Camp Nou” në një ndeshje të javës së 25-të të La Ligës spanjolle, duke e shkatërruar 6-1, raporton Express.

Gjithçka nisi befas kur Portu shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes për t’i kaluar mysafirët në epërsi.

Por, reagimi i djelmoshave të Valverdes ishte i shpejtë, kur Messi e gjeti Luis Suarezin i cili i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 5-të.

Barcelona nuk shikoi mbrapa më dhe shënoi dy gola të shpejtë me anë të Messit, në minutat 30 dhe 36. Në përfundim të pjesës së parë, Suarez realizoi golin e katërt të Barcelonës.

Brazilianit Philippe Coutinho i erdhi radha në minutën e 66-të, kur shënoi një super gol nga distanca. E sulmuesi nga Urugai e kompletoi het-trikun në minutën e 77-të.

Barcelona mbetet skuadër e pamposhtur dhe prin në La Liga me 65 pikë, 10 më shumë se Altetico Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë.

 

Related posts

MISIONI I REAL MADRIDIT NË VERË/ Synon të arkëtojë 300 milionë euro nga shitjet e transfertave, ja të “sakrifikuarit” (FOTO)

Delo.autor

KA NJË PROBLEM ME KLUBIN “ZIKALTËR”/ Mbrojtësi Skriniar premton: Nëse fitojmë Championsin do ndryshoj…

Delo.autor

Di Francesco: Nainggolan do të startojë ndaj Interit

Q.Autor

Leave a Comment