Futboll La Liga

Barcelona i vendos ultimatum Interit: Paguaj paratë ose të marrim lojtarin (FOTO)

Barcelona i vendos “ultimatum” klubit të Pasi e kishte të vështirë të gjente hapësirë në “Nou Camp”, Rafinha iu bashkua skuadrës së Inter në formën e huazimit dhe ka nisur të lërë gjurmë te skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti. Me vetëm 79 ndeshje të luajtura në gjashtë sezone me Barcelonën, edhe si pasojë e disa dëmtimeve të vazhdueshme, 25-vjeçari kërkoi të luante diku gjetkë për të pasur mundësinë të bëhet ai “top player” që shumë mendojnë se është. Ai ka luajtur 7 ndeshje në Serie A, tre të fundit si titullar dhe ka bindur zikaltërit të bëjnë blerjen përfundimtare gjatë verës.

Gjithsesi, Inter duhet të nxitojë sepse Barcelona i ka nisur një paralajmërim sipas të cilit klubi nga Milano duhet të paguajë 38 milionë euro para fundit të sezonit për të siguruar shërbimet e Rafinha, përndryshe katalanasit do t’ia ofrojnë lojtarin edhe klubeve të tjera. Kjo mund të jetë një shifër relativisht e lartë për Inter, nëse nuk kualifikohet në Champions League. Të besuarit e Spalletti janë në vendin e katërt, por Lazio e vendit të pestë është shumë pranë dhe gjithashtu Milan i vendit të gjashtë me të cilin do të përballet në derbi në ditët e para të prillit.

Related posts

Roma në Champions, lajm i pabesueshëm nga stadiumi “Olimpico”

Sadik.Autor

La Mavrajn jashtë skuadre, Titz shpjegon vendimin

Sadik.Autor

Totti nuk kursen vlerësimet për Ronaldon: Është i jashtëzakonshëm…

Sadik.Autor

Leave a Comment