Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Humbja nuk zbeh festën, Bayerni ngre titullin e 28 (FOTO)

Bayerni i Mynihut ka festuar zyrtarisht titullin kampion të Gjermanisë, ndonëse matematikisht e kishte fituar disa javë më herët. Në një ceremoni spektakolare të organizuar në ‘Allianz Arena’, futbollistët bavarezë ngritën lart titullin e 28 në historinë e klubit.

Humbja 1-4 ndaj Stuttgartit nuk e zbehu aspak festën e bavarezëve, që pavarësisht nisjes së dobët të sezonit, shkarkuan Ancelottin për të rikthyer Jupp Heynckes dhe arritën të sigurojnë titullin që në muajin Prill.

Gëzim i dyfishtë ishte edhe për sulmuesin polak të Bayernit, Robert Lewandowski, që përveç titullit, mori edhe trofeun e golshënuesit më të mirë të sezonit, me plot 29 realizime, gati dyfishi i ndjekësit më të afërt.

Related posts

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Sulmuesi i Barcelonës pranon largimin, ja klubi i ri

Delo.autor

Shqipëri-Ukrainë/ Panuçi gati të bëjë krenarë shqiptarët në miqësoren e radhës

Sadik.Autor

Leave a Comment