Futboll

Çdo lojtar ka ulje dhe ngritje, përveç Messit dhe Ronaldos

Marco Reus beson se lëndimet që ka kaluar në karrierën e tij, në vitet e fundit, janë pjesë e uljeve dhe ngritjeve të pësuara nga çdo futbollist, përveç Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Reus ka qenë një fitues i Borussia Dortmundit që kur u kthye në klubin e tij të djalërisë nga Borussia Monchengladbach, në vitin 2012. Ai ka vuajtur, gjithashtu, nga lëndime të rënda, megjithatë, Reus pohon se nuk është i frustruar nga fat i keq. “Normalisht, gjatë një karriere, nuk ka vetëm ngritje, përveç ndoshta Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por edhe stanjacione, apo pengesa të tjera, që janë të përfshira, –shpjegoi gjermani për “Goal”.

– Nuk ka problem, lëndimet i përkasin vetëm një karriere futbollistësh. Me një pushim prej shtatë, tetë muajsh, nuk dëshiron të presësh më shumë, se absolutisht është e nevojshme të luash. Nga ana tjetër, kur jeni jashtë kaq gjatë, duhet të mbani në mend se trupi, dhe në rastin tim gjuri, ka ndryshuar si rezultat i operacionit. Duhet një kohë e caktuar për të rifituar ritmin tuaj, jo vetëm në lojëra, por edhe në stërvitje. Ishte, gjithashtu, e rëndësishme që unë të mos pësoja asnjë pengesë në fazën e lëndimit. Gjërat mund të ndryshojnë çdo ditë, diçka mund të ndodhë çdo ditë. Nëse gjithçka shkon mirë dhe tregoj performancën time, mendoj se kam një shans të mirë për të luajtur në Rusi”.

Related posts

“AI KA PASUR SHUMË OFERTA”/ Agjenti Raiola largohet nga zyrat e Inter, ja biseda me drejtuesit “Zikaltër”

Delo.autor

JUVENTUS DËSHIRON ICARDIN/ “Bardhezinjtë” tentojnë të joshin Conten duke ofruar shërbimet e…

Delo.autor

Neymar ka frikë për Botërorin, te Brazili e sjellin dhe largojnë me…

Sadik.Autor

Leave a Comment