Champions League Futboll Sport

Ceferin: Nuk e dua VAR-in në Champions për këtë arsye…

Pas polemikave të shumta që janë verifikuar në ndeshjet e fundit të Champions League, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për mundësinë e përdorimit të sistemit VAR në kompeticionet europiane.

“Do të preferoja që të flitej për gola, por me 20 telekamera në fushë është më e thjesht të debatosh dhe të gjesh fajtorin. VAR? Real-Juve ka treguar se mund të mos jetë 100% e qartë. Unë e dua VAR kur të jetë perfekt”, ka thënë numri një i UEFA-s.

“Kemi parë situatat qesharake që janë krijuar në Bundesliga dhe Premier League, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse e përdorim në një kompeticion ku nuk është provuar kurrë më parë”.

“Do të kishte më shumë dëme sesa përfitime, nuk e shikoj të domosdoshme të nxitohemi, nuk mund të bësh eksperimente në kompeticionet kryesore. Të përdoret vetëm nga 1/8-at në sezonin e ardhshëm? Nuk besoj, nuk është bukur të ndryshosh rregullat në rrugë e sipër”.

Related posts

“124 GOLA DHE 39 ASIST”/ Icardi kujtohet për Inter: Faleminderit për gjithçka… (FOTO)

Delo.autor

NGRIHET PADI KUNDËR PILOTIT ANGLEZ/ Çështja e vdekjes së Emiliano Salas shkon në gjykatë

Delo.autor

Zbulohet skenari për të shkuar te goleadori, Milani ka menduar gjithçka!

Sadik.Autor

Leave a Comment