Futboll

Champions League me risi të reja sa i përket fitimeve për klubet

Nuk ka qenë kurrë kaq e pasur Champions League, sa do të jetë në sezonin e ardhshëm. Madje, në tri sezonet e ardhshme futbollistike, shuma që do të vihet në dispozicion të kompeticionit rritet me 40% më shumë, duke shkuar në gati 3.5 miliardë euro në total. Shpërblimet për klubet shkojnë deri në 35% më shumë, gati 2 miliardë euro. Pra në këtë situatë, mund të thuhet se të marrësh pjesë është po aq e rëndësishme sa të fitosh.

Kualifikimi në Champions u sillte klubeve një fitim prej 12.7 milionë eurosh, kurse tani shkon në 15 milionë euro. Por shtohen edhe sukseset gjatë kompeticionit. Kështu barazimi vlente 500 mijë euro, kurse tani 900 mijë euro. Ndërkohë suksesi final nga 15.5 mln euro, tani shkon në 19 mln euro.

Fitorja në grupe shkon 2.7 milionë euro, arritja në 1/8 9.5 mln euro, në çerekfinale 10.5, gjysmëfinale 12 dhe finale 15 mln euro. Nëse fitohen të gjitha ndeshjet, atëherë fitimi shkon në 82 mln euro. Gjithashtu, fitimi i një klub do të përcaktohet nga market pool (shpërblimi në proporcion me vlerën e të drejtave të TV kombëtare), por shuma nga 580 milionë euro ka zbritur në 300 mln euro.

 

Rriten çmimet për rezultatet sezonale nga 380 në 600 mln euro. Dhe në fund ka vlerësim edhe për renditjen historike. Rezultatet e të gjitha kupave nga edicioni i parë, llogariten dhe peshohen në bazë të epokës.

Pra ka një klasifikim të klubeve të të gjitha kohërave. Kjo vlen 528 mln euro dhe ekipi i vendi i parë do të përfitojë 32 mln euro. Pra, me këtë renditje do të vlerësohen klubet e mëdha për historinë që kanë bërë.

Related posts

NUK KANË FUND SKANDALET/ Vjehrri i RONALDOS rezulton TRAFIKANT DROGE, është DËNUAR me…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Mbyllet sezoni për MESFUSHORIN më të mirë të MILANIT

Isa.Autor

SHIFRA REKORD/ Zbulohen detajet që sollën Di Biagio-n te Dinamo. Në Itali e quajnë surprizë

F.autor

Leave a Comment